Aksident i rëndë në Librazhd, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Nov 3, 2019 | 18:13
SHPËRNDAJE

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. “BalkanWeb” raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar  me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është  bërë një parakalim i gabuar. Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.aksident-naten-633x330_2

Burime nga vendi i ngjarjes i thanë gazetarit se të plagosurit janë nga qyteti i Elbasanit. Policia dhe grupi hetimor aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave  të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura