Ahmetaj i përgjigjet Blushit: Mos harro ku e nisëm e si e morëm vendin

Feb 1, 2016 | 17:34
SHPËRNDAJE

Kritikave të ashpra që bëri sot deputeti Ben Blushi nga selia e PS për mënyrën e qeverisjes dhe mungesën e rezultateve, i është përgjigjet me shifra ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Në një status në Facebook, Ahmetaj thotë se këtë vit do të ketë rritje ekonomike 3.5% dhe kërkon nga Blushi “mbështetje e jo luftë me nota kundërshtarësh”.

Statusi i plotë i Arben Ahmetajt:

Nuk kam folur per ambicien e Blushit per te kandiduar per postin e Kryetarit te PS, sepse nuk kam dashur te hyj ne kete debat per mua te pakuptimte, pas dy fitoresh e dy konfirmimesh radhazi te PS dhe te Edi Rames ne krye te vendit. Por, sado i pakuptimte me duket mua ky debat qe buron nga ambicia e mikut tim Ben Blushi, eshte e drejta e tij ta zhvilloje ate siç e sheh te arsyeshme.

ahmetaj-dhe-blushi

Megjithate, nuk rri dot pa thene opinionin tim kur argumentat shtrihen nga ato statutore, tek ato ekonomike.

Sepse ne keto te fundit, ashtu siç kemi ndare me njeri tjetrin ne shume debate, degjoj sintonine e nje muzike qe vjen pertej oborrit tone, nga kundershtaret tane politike.

Ben Blushi nuk eshte kundershtari yne politik, por iu jep ze argumentave te tyre te pabaza, ndaj dua t’ia them edhe publikisht ate qe i kam thene dhjetra here ne debatet tona miqesore per keto çeshtje: Ben, ekonomia nuk ka shkuar ne renie por ne rritje.

Ky vit do te shenoje 3.5% rritje ekonomike. Mos harro ku e nisem e si e morem kete vend ne shtator 2013. Padyshim, duhet me shume dhe prandaj na duhet mbeshtetja dhe jo lufta jote me nota kundershtaresh. Ben, konsumi ka ardhur ne rritje dhe jo ne renie. Rreth 2% ne tremujorin e trete te 2015.

Mos harro ku e morem, mos harro si qe katandisur vendi kur ne morem drejtimin ne shtator 2013, prandaj ben mire te na mbeshtetesh qe ta konsolidojme rritjen dhe zhvillimin. Ben, papunesia nuk eshte rritur, perkundrazi, punesimi eshte rritur. Mos harro i dashur mik qe, ne reference te raportit te Bankes Boterore, vendi arriti kulmin e varferise ne vitin 2012, e tashme ka nisur rimekembjen.

Sigurisht qe duhet te rritet me shume, prandaj do duhet qe reformat t’i mbeshtetesh dhe jo t’i sulmosh. Te veshtira jane, te dhimbshme, por ne finale, te domosdoshme. Rezultatet kane filluar te duken.

Mos e harro katandisjen e qeverise se vjeter, por mos ler edhe pa kujtuar çdo dite se sot biznesi i vogel e ka taksen 0 (zero). Mos harro se me taksen progresive i ulem barren 421 mije familjeve dhe iu kthyem mbrapsht reth 40 milione dollare qe iu grabiteshin nepermjet takses famekeqe me demek te sheshte. E pra, kete qellim kishim para zgjedhjeve kur diskutonim e debatonim se bashku, te lehtesonim qytetarin e thjeshte nga padrejtesia. Jane mbi 500 mije familje sot qe kemi lehtesuar vetem me keto masa qe une permenda dhe gjithsesi mbetet nje liste reformash joshteruese akoma.

Ky ka qene qellimi, vizioni e premtimi kur ishim ne opozite dhe sot eshte nje premtim i mbajtur. Jane reforma te vleresuara nga institucionet nderkombetare qofte per guximin, qofte per maturine dhe vizionin.

Me vjen vertet keq qe ne te foluren pa shifra te mikut tim Ben Blushi, shoh populizem qe nuk na con askund, vetem na kthen tek ngrehina e vjeter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura