Ahmetaj flet për pr.buxhetin: Rekomandoj zero përjashtime nga TVSH

Nov 12, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

Ne diskutimin per të ardhurat për projekt buxhetin e vitit 2019, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot ne Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, se qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve.

ahmetaj komision

Ne fjalen para deputeteve, ministri Ahmetaj beri me dije se ai rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet. Nderkohe qe garantoi se nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.

“Kemi planifikuar më shumë rimbursim për vitin tjetër për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar shuma të mëdha për shkak të investimeve. Me TVSH duhet të jemi të kujdesshëm pasi është brenda tatimeve indirekte dhe më i mirë në kontributet e buxhetit të shtetit. Rekomandoj zero përjashtime nga TVSH”- tha ministri.

Sipas tij, eksportet janë rritur me 15,4%, nderkohe qe eshte forcuar besimi te ekonomia vendase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura