Aferdita Dreshaj godet sërish, zbulohet i dashuri i ri

Aug 1, 2015 | 8:52
SHPËRNDAJE

Agon-dreshaj4
Edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon karrierën e saj si modele, Afërdita Dreshaj e ka bërë tashmë zakon të shkaktojë zhurmë në botën e showbiz-it shqiptar.

Kësaj here flitet për një aferë dashurie mes saj dhe një burri të martuar, Agon Amiga i “Babastars”. Mediat kosovare kanë shkruar për histori flirti, që kanë tronditur martesën e Agonit, i cili prej dy vitesh ishte burri i Egzona Sylës.
Agon-ok-toples-657x350
Lidhja e tyre ishte shumë pasionante dhe e fortë, pasi dukej nga fotot që postonin në Instagram dhe rrjetet e tjera sociale, por kjo situatë deri në momentin e xhirimeve të klipit më të ri të Agonit me Afërditën.

Në këtë bashkëpunim ata menduan të jenë sa më komercialë duke xhiruar “topless”, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga gruaja e Agonit, e cila direkt ka fshirë çdo foto me partnerin e saj këngëtar, duke vendosur kështu për ndarje.
Agon-topless-650x357
Pas saj edhe Agoni i ka fshirë fotot me gruan. Por ka qenë gjithmonë e më shumë aktiv në rrjetet sociale, duke postuar me dhjetra herë fotot topless me Afërditën, por edhe momente nga përditshmëria e tyre, ku u pëlqen të sillen si “çifti i bukur” i artistëve të momentit, që shkojnë shumë me njëri-tjetrin.

Edhe Afërdita, edhe Agoni janë shumë të dhënë pas palestrës, dhe ndaj me fotot ku shfaqen gjysmë të zhveshur dhe në intimitet me njëri-tjetrin na japin mundësinë të shohim sa më mirë format e tyre. Ndërkohë jehona e klipit të nxehtë është shoqëruar me lajme të shumta nga mediat kosovare se Agoni është ndarë tashmë nga gruaja dhe ka nisur një histori pasioni me Afërditën.

Emisioni i “Klan Kosova”, “Prive”, i njohur për zbulimin e historive të VIP-ave, kishte përgatitur një emision ku hidhte dyshimet e para për ndarjen. Agoni reagoi duke e mohuar këtë lajm, por pa dhënë sqarime bindëse. Ndërsa për Afërditën mediat kosovare shkruan që në qershor për një ndarje të mundshme nga i dashuri milioner çek, Jakub Kindl.

Sipas tyre, Afërdita Dreshaj mund të jetë ndarë pasi prej javësh nuk ka publikuar asnjë foto me të, gjë që e bënte shumë shpesh më parë në rrjetet sociale. Ndoshta ky ndryshim në jetën e saj i dha lirinë e duhur për të realizuar një këngë erotike me Agon Amigën, klip që ka ngjallur shumë interes te fansat

“Panorama Plus” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura