Adrian Gaxha ft Floriani, klikime të përgjysmuara me këngën e re “Kjo zemër”

Jun 29, 2013 | 15:47
SHPËRNDAJE

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë publikuar klipin e tyre të dytë së bashku me titull “Kjo zemër”, që e kanë konsideruar “Ngjyra e kuqe 2”. E, pas një jave të publikimit të klipit të tyre në youtube, duket se nuk kanë mundur dot të kapin as gjysmën e numrit të klikimeve që regjistruan me “Ngjyra e kuqe”, një këngë që Gaxha ia dedikonte të dashurës së tij, Luana Vjollcës. Në klipin e ri “Kjo zemër”, Adriani përleshet me konkurrentët djem për të fituar të dashurën e tij, me të cilën më pas përfundon në altar. Por ndërsa klipi ”Ngjyra e kuqe” hyri në historinë e këngëve shqiptare si një nga më të pëlqyerat dhe më të votuarat në internet në garën e “Kënga Magjike”, kjo këngë duket se ka tingëlluar e zakonshme për shijet e publikut. Ndërsa “Ngjyra e kuqe” vetëm brenda dy ditësh pas publikimit në youtube arriti të grumbullonte gati gjysmë milionë klikime, ndërsa kënga i kapërceu mbi 3 milionë klikime vetëm pas pak kohe të publikimit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura