Abuzimet me rrugët/ Kryemadhi: Xhika ‘kurban’ i konfliktit Gjiknuri-Balla

Mar 22, 2018 | 22:47
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha sot në studion e Opinion se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika është arrestuar si pasojë e një konflikti mes Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.

29390678_10210784344036421_1143647619_o

Sipas saj, shuma e 8 milion lekëve, janë marrë për amortizimin e rrugës.

Nuk kam qenë unë ajo që e kam emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Rrugëve dhe nuk kam qenë unë ajo që kam emëruar ministrin Haxhinasto. Xhika akuzohet për shpërdorim detyre, kur fondi i tenderit është në 2011, kur ai nuk ishte askushi, ishte i papunë, sot e ksaj dite rruga nuk është marrë në dorëzim. Këto 8 milion lekë të reja, që të merreshin masat që rruga të mos amortizohej. Cështja e rrugës së Gjinarit ka shërbyer si një gjobë për ti dhënë tëndërat disa firmave të tjera në elbasan. Prokurorja është një vajzë e re e cila ka shantazhuar ish-drejtorin e LSI-së,- tha Kryemadhi, raporton Opinion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura