Abi Bank jep ndihma për qindra familje në nevojë

| 13:22
SHPËRNDAJE

 

Banka Amerikane e Investimeve u është përgjigjur kërkesave të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bashkisë Kamëz duke ndihmuar 200 familje në nevojë.

Ky kontribut i shtohet ndihmës së dhënë gjatë muajve të fundit për mbi 400 pensionistëve, në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Paskuqan , si dhe dhurimit pak ditë më parë të tre respiratorëve për terapi intensive për shërbimin shëndetësor.

4

Situata e krijuar në vend nga Covid-19, ka vënë në vështirësi jo pak familje shqiptare, të cilat janë gjendur të papërgatitura për të përballuar mungesat e krijuara veçanërisht gjatë periudhës së karantinimit.

Në vijim të përpjekjeve  për t’u gjendur pranë komuniteteve dhe grupeve shoqërore më në nevojë, Banka Amerikane e Investimeve vazhdon të jetë aktive në kontributin e saj për zbutjen e kësaj situate, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucione dhe shoqata,  që  pjesë të punës së tyre kanë identifikimin e familjeve dhe grupeve më të prekura.

7

Gjatë dhurimit të pakove, nën kryetari i Bashkisë Kamëz, Z. Hasan Bara shprehu mirënjohjen e institucionit të tij dhe qytetarëve të Kamzës për mbështetjen që ABI Bank i ka dhënë në këto ditë të vështira:

“Falenderoj ABI Bank, që iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës tonë, duke dëshmuar solidaritet dhe ndjeshmëri sociale, përmes dhurimit të kësaj ndihme të konsiderueshme për familjet më në nevojë në territorin e Bashkisë Kamëz. Ndihemi mirë që në këto ditë të vështira kemi gjetur mbështetjen e biznesit i cili na është gjendur pranë në përballimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë.”

Znj. Xhulieta Mucollari, drejtore e Kryqit të Kuq Dega Tiranë u shpreh se:

“Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Tiranë, falenderon Abi Bank që përsëri u bë pjesë e aktiviteteve tona humanitare. Abi Bank ka mbështetur Kryqin e Kuq Shqiptar, jo vetëm në projektet sociale por edhe në projektin e dhurimit vullnetar të gjakut.

6

ABI Bank iu përgjigj menjëherë thirrjes sonë për ndihmë dhe 100 familje në nevojë janë ndihmuar me paketa ushqimore dhe artikuj higjienikë, duke kontribuar kështu në zbutjen e pasojave sociale të krijuara prej situatës në të cilën ndodhemi.”

Si një biznes që përgjegjësinë sociale e ka një nga shtyllat e funksionimit të saj, Banka Amerikane e Investimeve ka ditur gjithmonë të jetë pranë nevojave të komunitetit, duke iu përgjigjur prioriteteve të momentit. Znj. Aida Apostoli, drejtore e Njësisë së Bankingut për Individë:

“T’u ndodhesh pranë shtresave në nevojë në një moment të tillë është detyrë qytetare, është detyrë njerëzore!

5

Abi Bank përgjegjësinë sociale e ka një dimension shumë të rëndësishëm. Në kohëra të zakonshme ne mbështesim me bujari projektet për Artin, Kulturën, Rininë, investimet në objekte që i shërbejnë komunitetit e sigurisht edhe shtresat në nevojë.

3

Në një situatë të tillë, sigurisht që prioritetet ndryshojnë. Sapo u njohëm me kërkesat për të ndihmuar familjet në nevojë, u përgjigjëm menjëherë. Kemi përgatitur shporta me ushqime të nevojshme për çdo familje. Këto ndihma shkojnë në mbështetje të familjeve në nevojë, por ne jemi këtu për të thënë se kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbështetur nevojat e komunitetit.”

2 1

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.