A rrezikon Shqipëria në qershor? Rama flet për dy vendet skeptike: BE s’është ndonjë parajsë

Apr 19, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ “Nuk do jetë fort e lehtë, por do jetë e kapërcyeshme. Unë kam folur me Presidentin dhe Franca do të jetë në krahun tonë”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama sot në “Real Story”, kur u pyet per vendet skeptike ne lidhje me zgjerimin e BE, mes tyre Franca dhe Gjermania.

rama real

Sa i takon Gjermanise, ku edhe kreu i opozites ishte se fundmi 3 dite, Rama tha:

“Po t’i besosh zotit Basha 7 herë 7 bëjnë 42, por besoj se Franca e Gjermania janë forcat e gravitetit të evropianizmit në botën e sotme të Evropës së Bashkuar dhe s’duhet të ngatërrojmë vendet, me individe dhe forca brenda këtyre vende që janë në pozicione më të ftohta, ndonjëherë të kundërvendosura me projektin e zgjerimit dhe Shqipërinë e përdorin si mish për top për interesin e tyre të brendshëm, është e vërtetë që në Bundestagun gjerman, ka individë edhe brenda koalicionit qeverisës që janë në pozicione më të ngrurta, ne do bëjmë tonën por ajo që është e rëndësishme është se ne kemi marrë njhë dëftesë që flet vetë, e Komisionit më rigoroz të provimeve që ekziston në botë. Me këtë dëftesë ne do bëjme gjithcka mundemi.

Deri në momentin që thuhet po, ka gjithmonë një mundësi që po të mos vijë, por them se ky do jetë viti i hapjes zyrtare të negociatave.

Nëse nuk e marrim? Ska asnjë lloj lidhje me ndonjë poërgjegjësi, Shqipëria ka bërë punën e vet. BE s’është ndonjë parajsë ku gjërat ekzistojnë të gjitha gjërat si në një botë ideale, kjo tani është një betejë politike dhe gjykimi i Këshillit është politik, kur do të gjesh bishta mund ti gjesh edhe shumë vendeve që janë në BE”.

20 vjet në politikë, deklarata e Nanos dhe rekomandimi për negociatat, ja ç’kujton Rama

20 vite më parë, kur kryeministri Edi Rama asokohe u thirr nga ish kryeministri Fatos Nano për t’u bërë ministër kulture, ai u shpreh se do ta fusë Shqipërinë në Evropë.

rama top

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se a e kishte menduar këtë moment 20 vjet më pas, që do të ishte pikërisht Rama kryeministër kur të jepej rekomandimi pozitiv për negociatat me BE, Rama tha:

Në atë kohë, janë tamam 20 vjet se unë jam futur në politikën aktive në prill të 1998 dhe patjetër në atë kohë se kisha imagjinuar se do isha unë kryeministër që do drejtoja në momentin e marrjes së rekomandimit.

Meqë e përmendët Nanon, ky rekomandim dhe ky moment është një moment i ndërtuar ndër vite dhe pse mund të kishte qenë më i shpejtë. Nano ka kontributin e vet të pamohueshëm, të gjithë kush më shumë e kush më pak”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura