A po planifikon të përmbysë qeverinë e Ukrainës? Ministria e Jashtme e Rusisë tregon si synon të arrijë qëllimet e saj: Dy milionë persona…

Mar 9, 2022 | 11:56
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme ruse ka pohuar këtë të mërkurë, kur pushtimi në Ukrainë është në ditën e katërmbëdhjetë se qëllimet e Rusisë në Ukrainë do të arriheshin më mirë përmes bisedimeve.

NDYx9b8b

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, tha se qëllimi i shtetit të saj është që Ukraina të ketë status neutral, të cilin do të preferonte ta arrinte përmes bisedimeve dhe theksoi se Putin shpreson të ketë përparim më të rëndësishëm në raundin tjetër të bisedimeve.

Sipas zëdhënëses, citon Interfax, Rusia nuk planifikon të rrëzojë qeverinë e Ukrainës.

“Detyra e këtij operacioni special nuk përfshin as pushtimin e Ukrainës, as shkatërrimin e shtetësisë së saj apo përmbysjen e qeverisë aktuale. Nuk është e drejtuar as kundër popullsisë civile,” tha Zakharova në një konferencë shtypi në Moskë të merkuren.

Zakharova tha se ajo “duhet ta përsërisë këtë përsëri, duke pasur parasysh sasinë e dezinformatave dhe mashtrimeve klasike të dizajnuara nga shërbimet perëndimore të sigurisë”, shkruan Interfax.

“Metodat e luftës ukrainase shkaktojnë shqetësim të thellë; ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se ekstremistët tani po veprojnë në anën e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” tha ajo.

Maria Zakharova u shpreh gjithashtu se rreth dy milionë persona kanë kërkuar të evakuohen në Rusi nga Ukraina.

“Rreth dy milionë njerëz kanë kërkuar evakuim në Rusi. Rreth 140,000 njerëz kanë hyrë në territorin rus,” tha Zakharova në konferencë për shtyp.

“Ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar kalimin e sigurt të civilëve. Dhe ne shpresojmë që një hap më thelbësor përpara do të bëhet në raundet e ardhshme të negociatave,” perfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura