A kërkuat shpjegime për Berishën që u shpall i korruptuar nga DASH? Basha pas takimit me kongresmenët amerikanë: Unë dhe PD nuk do bëhemi avokatë të askujt!

Nov 8, 2021 | 17:45
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të Kongresit dhe Senatit amerikan.

basha34

I pyetur nga gazetarët nëse ka kërkuar shpjegime për Berishën që u shpall i korruptuar nga DASH, Basha tha se ai dhe PD nuk do kthehen në avokatë të interesave të askujt, por vetëm të shqiptarëve. Kryedemokrati theksoi se prioritet është ndarja nga e shkuara.

A keni kërkuar shpjegime për Berishën që u shpall i korruptuar nga DASH?

Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve të Kongresit dhe Senatit me shumicë dërrmuese republikane, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritet tona, prioriteti ynë absolut është ndarja nga e shkuara, dhe korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, dhe që po e zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për ti prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe përmes politikës të Shqipërisë ishte tu jepja zë prioriteteve atyre që shpreha më parë. PD dhe unë nuk mund të bëhemi avokat të askujt, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve. Jam siguruar nga senatorët dhe anëtarët e Kongresit se do kemi mbështetje të plotë të Kongresit dhe Senatit amerikan, në mënyrë bipartizane, si nga demokratët ashtu edhe partia jonë simotër republikane”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura