A ka qenë posesiv? Donald Veshaj zbulon detaje të reja nga marrëdhënia me Bora Zemanin! Aktori: Më mori Instagram-in, sepse…

Oct 22, 2021 | 11:54
SHPËRNDAJE

Aktori Donald Veshaj duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë në “Big Brother  VIP” pa e përmendur historinë e bukur të dashurisë që ka përjetuar me moderatoren Bora Zemani. Ditën e djeshme, këngëtari zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia e tyre.

bora zemani, donald veshaj

Ai po bisedonte me Semi Jaupajn dhe me Arjola Demirin, kur tha se ka pasu fajet e tij, por nuk ka qenë ai shkaku i ndarjes nga Bora. Donaldi zbuloi gjithashtu se është një natyrë posesive, pasi donte të dinte gjithçka për Zemanin, në çdo moment.

Ndërkohë, ai tha se edhe moderatorja ka qenë posesive dhe xheloze ndaj tij, sepse në atë kohë, i kishte marrë Instagram-in Veshajt, pasi nuk kishte besim tek ai.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (2)

Nuk është faji im (për ndarjen). Edhe unë kam fajet e mia, po… Jam natyrë posesive, por s’është faj të jesh posesiv. Gjërat që ka bërë ajo, s’i kam bërë unë. Ajo më ka marrë Instagram-in mua, se s’ka pas besim. Unë s’kam marrë as Instagram, asgjë… Pse ajo s’ishte posesive? Unë si qofte… Prapë jeta është shumë e bukur”,- u shpreh aktori.

bora zemani donald veshaj

Ndërkohë, pak ditë më parë, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

donald-veshaj-bora-zemani2

Ka njerëz që shprehen, ka njerëz që s’shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Edhe një pjesë doja… isha midis pjesës ‘më thua jam idiot’, edhe ‘jam ai idioti i joti’. Nuk e vura këtë. (Në tekst) them ‘e unë thyhem sa herë shkon ti, por nuk ta shpreh’. Ua si ma bën mishin kjo mua! Kështu është dashnia! Nuk do bëj asnjë deklaratë. Më lini rehat, kjo është kënga e Elgitit”,- përfundoi Veshaj.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“.

bora zemani donald veshaj (12) bora zemani donald veshaj (14) bora zemani donald veshaj (9) bora zemani donald veshaj (1) bora zemani donald veshaj (7) bora zemani donald veshaj (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura