“Pyesja shokun nëse ajo po më shihte”/ Donald Veshaj rrëfen historinë e njohjes me Bora Zemanin! Aktori: Djalin e saj e dua shumë!

Oct 21, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Donald Veshaj ka pranuar publikisht se moderatorja Bora Zemani është “femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”. Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” së bashku me Semin, Fifin dhe me Kledin, Donaldi tha se është shumë i turbullt dhe nuk e di nëse mund të ketë një rikthim mes tyre apo jo.

bora zemani donald veshaj (2)

Gjatë bisedës, Donald Veshaj nisi të rrëfejë historinë e njohjes me Borën. Prezantuesi zbuloi se janë parë me njëri-tjetrin në një lokal dhe të dy kanë shkëmbyer shikime flirtuese. Megjithatë, secili ishte i shoqëruar me persona të tjerë dhe përveç shikimeve, asgjë tjetër nuk ndodhi atë ditë.

Ishim te lokali dhe u ulëm kështu ballë për ballë dhe vetëm po e shikoja, dhe kur e shikoja që ajo më shihte hiqja kokën se nuk doja të dukesha si manjak. Njeriu po pa keq ka probleme. Edhe i thoja shokut: ‘O plak, shiko çik, po më shikon apo jo?’.

Semi ka qenë në tavolinë (me Borën dhe me një shoqe tjetër të tyren, ndërsa Donaldi ishte me shokun e vet dhe me Jonida Maliqin). U ula me kurriz dhe bëja sikur flisja me këtë shokun, hapja gojën kot. Unë asnjëherë nuk ngacmoj, nuk jam tipi. Shoku më thonte: ‘Po të ha me sy!’”.

donald-veshaj-bora-zemani2

Semi tregoi se edhe Borës i kishte rënë në sy Donaldi dhe gjatë gjithë kohës e pyeste këngëtaren nëse aktori po e shihte apo jo.

Donaldi foli gjithashtu edhe për djalin e Zemanit, Arborin, për të cilin tha se e do shumë dhe ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.

Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fmi dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.

Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”,- shtoi Veshaj.

bora zemani donald veshaj

Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ditën e djeshme, artisti bëri deklaratën e fortë për Bora Zemanin kur tha: “Jam shumë i turbullt prej situatave që kanë ndodhur. Të gjitha bashkë kanë qenë, xhelozi… ne ishim gjela të dy. Thjesht ziheshim shumë. E ke parasysh?

bora zemani donald veshaj (2)

Donethënë rrije 4-5 minuta mirë, një orë mirë, pastaj gjatë gjithë kohës ziheshe, kapeshe me gjëra pa lidhje. Pastaj secili mbante mëritë e veta. U bë e vështirë. Por nuk është se u ndamë se nuk duheshim.

Po, jemi shumë të njëjtë. Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, unë jam koshient për këtë. Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjatë gjithë jetës. Nuk merreshim vesh, thonim: ‘Pse ti këtë, pse ti atë?’ Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, është e pamundur”.

bora zemani donald veshaj (11) bora zemani donald veshaj (8) bora zemani donald veshaj (4) bora zemani donald veshaj (3) bora zemani donald veshaj (5) bora zemani donald veshaj (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura