“A je e lidhur me një çun nga gjimnazi?”- Pasi publikoi një foto nga fëmijëria, Nevina Shtylla zbuloi se…

Jan 12, 2021 | 10:25
SHPËRNDAJE

Nevina Shtylla vendosi që mbrëmjen e djeshme të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera i është kërkuar të publikojë një foto nga fëmijëria e saj.

nevina shtylla (3)

Nevina ua ka plotësuar dëshirën duke publikuar një imazh ku shfaqet pranë një motori, teksa mbi kokë ka një fjongo të kuqe.

nevina shtylla (1)

Por, nuk munguan as pyetjet personale! Ndonëse nuk e zbuloi nëse është apo jo në një lidhje, moderatorja hodhi poshtë disa fjalë që qarkullonin për jetën private të saj.

nevina shtylla (5)

A është e vërtetë që je e lidhur me një çun që nga gjimnazi?”, e pyeti një nga ndjekësit, teksa Nevina iu përgjigj: “Çfarë?! Hera e parë që e dëgjoj. Jo, nukë shtë e vërtetë”.

nevina shtylla (8)

Nevina është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe sigurisht një nga moderatoret më të dashura të publikut.

nevina shtylla (9)

Pak javë më parë, teksa ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” të emisionit “E Diell”, ish-missi ka treguar se në fëmijëri është bullizuar.

nevina shtylla (6)

Në një rrëfim të sinqertë, moderatorja bukuroshe pohoi se është bullizuar jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga disa mësuese.

nevina shtylla (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura