“A ia fërkuat njëri-tjetrit në dush?”/ Fifi bëhet xheloze për Granitin, ish-futbollisti: Nuk kam qejf që femra të bëjë shumë…

Oct 18, 2021 | 14:13
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, Fifi vendosi që t’i bëjë disa pyetje Granit Canës në lidhje me tiparet e femrës ideale për të. Teksa po qëndronin në kuzhinën e shtëpisë së “Big Brother VIP”, këngëtarja nuk duroi dot pa e ngacmuar Canën.

fifi granit cana semi jaupaj

Pasi i shprehu hapur pëlqimin, duket se Fifi dëshiron të tërhiqet pak dhe t’i lërë hapësirë Granitit që t’i mendojë mirë gjërat. Por disa veprime të ish-futbollistit e kanë bërë atë shumë xheloze.

fifi granit cana (3)

Pjesë nga biseda:

Fifi: Çfarë vlerëson ti te një femër?

Granit Cana: Sinqeritetin.

Fifi: Çfarë lyp ti te një fëmër?

Granit Cana: Me më nejt besnike.

Fifi: Vetëm kaq?Po pse veç besnike?

Granit Cana: Ajo është kryesorja.

Fifi: Tjetër?

Granit Cana: Kurrgjo, kjo është kryesorja. Thjesht, s’du.

Fifi: Çfarë të tërheq te një femër përveç pjesës fizike?

Granit Cana: S’kam qejf shumë me bo mas meje. A ki qejf me bo mas teje, a s’ki qejf?

Fifi: Edhe kam, edhe s’kam. Bëhet bajat shpejt nëse bën shumë pas meje. Ama e kam qejf me bo mas meje.

Granit Cana: Mesatare Fif?

Fifi: Po.

fifi granit cana (7)

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, këngëtarja u bë sërish xheloze për Granitin dhe shkak u bë Semi Jaupaj. Kjo sepse ish-futbollisti dhe këngëtarja u lanë bashkë në dush dhe Fifi nuk e kapërdiu dot këtë gjë.

Si kalove në dush? A kalove mirë?? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e nisi diskutimin Fifi, duke pritur “sqarim” nga ana e Canës.

fifi, granit cana (1)

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi.

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë.

Granit Cana: Po e di që po dëshiron të thuash.

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Granit Cana: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë.

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Granit Cana: Po isha i djersitur.

fifi granit cana (2)

Në lidhje me raportin që ka me Fifin, Graniti tha javën e kaluar:

Unë e kam cek që këtu brenda jemi bërë si një lloj familje të gjithë, por janë ato momentet kur qesh, kënaqesh… Por kur je në një moment të keq dhe të vijnë mendimet e këqija, ka qenë Fifi ajo që më është afruar, më është gjendur, ka pasur momente që më ka ushqyer. E kemi gjuhën të përbashkët, mendimet të njëjta. Në këtë moment harrova që ndoshta edhe po lind diçka”,- tha Cana.

fifi, granit cana (4) fifi granit cana (8) fifi granit cana (5) fifi granit cana (2) fifi granit cana (9) fifi granit cana (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura