A i trembet shkarkimit? Basha komenton nismën e Sali Berishës: Nuk ka kthim pas! Marrëdhëniet me SHBA do të mbeten të pacënueshme! Shqiptarët po presin…

Sep 17, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot para mediave nga selia blu pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të Sali Berishës se “aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm”.

I pyetur mbi deklaratat e deputetit Berisha i cili tha që “Basha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet”, kryedemokrati u përgjigj:

“Ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”.

Deklarata e Bashës: 

77 votat e sotme janë formalizimi i PPP-së Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër e dosjes 339 të Shijakut me Rrahman Rrajën të njohur për rekordet e tij kriminale janë fatkeqësia më e madhe kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP-je, i kësaj pakice, plackitësish është të pasurojnë veten e tyre të mbajnë pushtetin në kurriz të kostove të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë të bëjmë gjithcka për ti larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit e për ti kthye shqiptarëve demokracinë parlamentin e qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.

Si i pergjigjeni akuzave qe ben Berisha se ju nuk e sillni dot PD ne pushtet?

Basha: Nuk kam asgjë për ti shtuar asaj që kam deklaruar sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë e shqiptarëve e për këtë arsye ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim

I trembeni nje shkarkimi te mundshem? 

Basha: Nuk ka kthim pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura