A është i shqetësuar Rama nga armatimi i Serbisë dhe rreziku i pushtimit rus në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor? Kryeministri tregon dhe nëse do shkojë në Kiev

Apr 12, 2022 | 10:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berlini ne nje konference me gazetaret shqiptare se nuk sheh arsye per te qene i shqetesuar nga armatimi i Serbise dhe ndikimi i pushtimit rus ne Ukraine ne Ballkanin Perendimor.

I pyetur gjithashtu nese ka planifikuar nje vizite ne Kiev, Rama tha se “ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm”.

Pyetje: Lufta në Ukrainë dhe rreziku për Ballkanin Perëndimor, jeni shqetësuar për armatimin e Serbisë në këtë situatë dhe a keni planifikuar një vizitë në Kiev? Zyrtarë të BE kanë shkuar për të parë masakrën humane.

Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë sepse nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot dhe besoj që është më e rëndësishme që ne ti fryjmë të gjithë erërave të paqes e bashkëpunimit në rajon e të mbajmë sa më shumë bashkë BP edhe me ndihmën e mbështetjen e aleatëve strategjikë, sikundër Gjermania ka rol të posacme, e nuk shoh si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne.

Sa i përket pjesës së Serbisë ka bërë dy hapa inkurajues në të dy votimet në Kombet e Bashkuara dhe është domethënës fakti që deri tani Ballkani është bashkë në pozicionet ndaj Rusisë.

Serbia ka një pozicion historik e tradicional të ndryshëm nga i yni, gjërat duhen parë në kontekst, duhet të jemi shumë të vendosur për ta cuar para procesin e paqes dhe bashkëpunimit se është me rëndësi të madhe dhe më shumë se sa dje për shkak të këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë.

Sa i përket vizitës në Kiev ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm në rast se do më vijë radha mua patjetër që do e bëja me shumë respekt por nuk është momenti për tu zënë radhën të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura