A do të ekstradohet Alket Hatia në Itali? Trupi gjykues vendos…

Oct 5, 2017 | 16:12
SHPËRNDAJE

Është zhvilluar seanca e radhës e çështjes ndaj Alket Hatias, i cili kërkohet për ekstradim për llogari të drejtësisë italiane. Trupi gjykues, kryesuar nga Petraq Çera vendosi të marë në konsideratë kërkesën e Prokurorisë që ti drejtojë Ministrisë së Dejtësisë shqiptare kërkesë për informacion ndaj Ministrisë së Drejtësisë italiane.

92a5dd7b-0dad-4c5f-81bf-ba8c03b60f24
Kjo senacë u zhvillua në mungesë të të pandehurit Hatija, i cili ka kërkuar përfaqësimin e tij nëpërmjet avokatit mbrojtës Erjon Bogdani.

Avokati mbrojtës ka kërkuar nga ana e tij refuzimin e ekstradimit të të pandehurit drejt shtetit italian, pasi e ka shlyer dënimin në shtet, meqenëse kemi të bëjmë me të njëjtën vepër penale ushtruar në vazhdimësi në 2 shtete të ndryshme (Shqipëri, Itali).

“Nuk duhet të japim vendim pro ekstradimit për shtetasin Alket Hatija sepse
shteti italian ka zhvilluar gjyqin në mungesë ndërkohë që Hatiaj vuante dënimin në Shqipëri”, citoi mbrojta
Seanca e radhës e cila do të zhvillohet përtej afateve të parashikuara në ligj do të zhvillohet në datë 25 tetor ora 11:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura