A do të bëjë aleancë me Sali Berishën? Ja dy kushtet që ka Ilir Meta për ish-kryeministrin

Apr 25, 2024 | 12:09
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të bërë aleancë me të.

ilir meta2

Ai theksoi se kushtet janë që Sali Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij, dhe sipas Metës, edhe me “regjimin e Edi Ramës”.

Kreu i PL-së theksoi se Partia Demokratike duhet të organizohet më fuqishëm, duke shtuar se ndryshimi do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë shumë i fortë.

“Kushti i vetëm është që Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij dhe me regjimin e Ramës, asgjë tjetër.

E përshëndes doktorin për qëndresën e tij, PD të organizohet më shpejt dhe më fuqishëm, Kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, ndryshimi do të jetë shumë i fortë”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura