A do dalin me kandidat të përbashkët? Meta flet për formulën e bashkëpunimit me Berishën në zgjedhjet lokale: Vetëm të ikin këta që helmojnë njerëzit…

Sep 12, 2022 | 22:48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli për zgjedhjet lokale duke theksuar se opozita synon një rezultat spektakolar përballë socialistëve.

20210408113031_art

Ai tha në TPZ se nuk kanë arritur një marrëveshje konkrete por foli për një formulë të përzgjedhjes së kandidatëve të përbashkët, më të mirë në çdo qytet për të mundur kundërshtarin.

“Synojmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. Interesi jonë është që për kryetar bashkie të fitojnë më të mirët. Jemi dakord edhe për primaret që i ka si koncept Partia Demokratike.

Jemi dakord të dalim me kandidatë të përbashkët. Vetëm të ikin këta që helmojnë njerëzit. Kjo është zgjidhur. Nga ana jonë është e zgjidhur. Kjo gjë zgjidhet edhe me votë.

Jemi të hapur për skemën më të mirë që i shërben qytetarëve. Mund të mbështesim edhe një kandidat të shoqërisë civile. Për sa kohë kjo i shërben rikthimit të pushtetit lokal në shërbim të qytetarëve. Nuk shikoj asnjë arsye që të mos ketë bashkëpunim”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura