“70 vjet Teatri Migjeni”, Ditmir Bushati: Çdo pushtet e qeveri duhet të ndjehet borxhli ndaj Shkodrës

Nov 4, 2019 | 15:30
SHPËRNDAJE

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i e cilëson herë shtëpinë e madhe të artit shkodran, duke shtuar se pas viteve ’70 ku çdo fushë e artit përjetoi frenim nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje.

Bushatit thotë se ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të politikës mbi të kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillimin e vendit.74974793_2446333895480378_4409374547476742144_n

“Çdo pushtet e qeveri duhet të ndjehet borxhli karshi saj”, shprehet ai.

“Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtimit të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar.

Shprehjes shkodrane ‘ma mirë pa bukë se pa liri e art’ i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ‘70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik.

Teatri “Migjeni” e meriton plotësisht titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj.

Përgëzime të gjithë gjeneratave të artistëve që falë krijimtarisë dhe përkushtimit e bënë Tetarin “Migjeni”, “Nderi i Kombit”, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës. #70vjetTeatriMigjeni”, shkruan Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura