60 vjeçari vdes në spital disa orë pas aksidentit/ Policia prangos 20-vjeçaren, ishte pa patentë, ia mbathi kur…

| 9:30
SHPËRNDAJE
 

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçare, e cila akuzohet për 3 vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Policia Durres 2_15

Sipas bluve, A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar gjithashtu 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në pranga ranë: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.