40 vjeç e kusur, por ngjajnë si 20-vjeçare

Oct 27, 2014 | 14:35
SHPËRNDAJE

Të mplakesh është një proces, të mos e ekzagjerojmë të themi i frikshëm për shumë gra. Nuk është e lehtë të përballesh me rrudhat, me trupin jo elegant dhe të lëshuar e kështu me radhë. Megjithatë, jo të gjitha gratë në moshë mund të cilësohen si të mplakura, madje ka nga ato që ua kalojnë për nga paraqitja e jashtme edhe 20-vjeçareve. Gjithnjë e më shumë, në ditët e sotme, hasim gra që janë te të 40-at apo i kanë kaluar ato, por që janë po aq joshëse dhe të mbajtura si të ishin 20 vjeç. Gra të tilla, jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri, ka mjaftueshëm, por ne po sjellim përmes fotove vetëm disa prej tyre. 

Aurela Gaçe

Këngëtarja Aurela Gaçe ka vetëm pak ditë që ka festuar 40-vjetorin, por për shumëkënd ajo nuk është më shumë sesa 30 vjeçe apo pak më tepër. Gjithmonë me stil të vetin, artistja energjike nuk ngjan aspak me gratë tradicionale, edhe pse tashmë është e martuar dhe është edhe nënë.

Eranda Libohova

I ka lënë 45, por për ata që e shohin kjo është gati e pabesueshme. Me një trup dhe pamje për t’u pasur zili, tepër në formë dhe sportive, Eranda është vërtet një vajzë e përjetshme.

Ema Andrea

Gjithmonë në eksplorim, aktorja Ema Andrea nuk është aspak gruaja tipike e të 40-ave. Me portret shumë interesant, duket se i pëlqen të jetë gjithnjë në lëvizje dhe në kërkim të gjërave të reja, gjë që pa dyshim i jep rini dhe viteve të saj.

Ermonela Jaho

Edhe sopranoja e njohur është te të 40-at, por tregon shumë më e re.  Finesa e saj është e tillë që të bën të mendosh se ke të bësh me një vajzë të re.

Rudina Magjistari

Ajo vazhdon të mbetet e ëmbël, ashtu si dikur një adoleshente tërheqëse. Asgjë nuk e zhduk buzëqeshjen e Magjistarit, e cila duket të jetë më shumë se çdo gjë edhe “çelësi magjik” për të hedhur mbrapa vitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura