4 ilaçe natyralë për të kuruar mishrat e dhëmbëve. Do të shpëtoni!

SHPËRNDAJE

Dhëmbët tuaj kanë tendencën të zhvishen dhe krijojnë xhepa midis mishrave?! Ky është një problem që duhet t’i kushtoni vëmendje, për më tepër që, “xhepat” në dhëmbë hapin derën për baktere të dëmshme. WebMD vëren se diçka e tillë çon në dëmtim të indeve mbështetëse dhe të strukturës kockore të dhëmbëve tuaj. Nuk është e çuditshme edhe që njerëzit të përjetojnë humbje të dhëmbëve për shkak të kësaj gjendjeje.

1 (2)

Padyshim, për të kaluar këtë situatë duhet më tepër sesa thjesht të lani dhëmbët çdo ditë.

Por çfarë shkakton zhveshja e mishrave të dhëmbëve?

Një studim i publikuar në Journal of Periodontology Online përmbledh çdo gjë që duhet të dini për këtë problem. Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të këtij problemi është mënyra sesi i lani dhëmbët, pra, ka të bëjë me rutinën e pastrimit të tyre.

Duke kërkuar më thellë do të gjeni edhe shkakun e dytë që shkakton zhveshjen e mishrave të dhëmbëve. Kjo është gjenetika.

Ju e dini se njerëzit e moshuar thonë se nuk mund t’i largohemi gjeneve tona. Në këtë rast, gjenet janë shpesh shkaku.

WebMD vëren se thuajse 30% e popullsisë ka gjene për të zhvilluar sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Nëse jeni ndërmjet këtyre njerëzve, atëherë ka mundësi të jeni më i rrezikuar dhe nuk është e rëndësishme sesa mirë apo sa shpesh i pastroni dhëmbët.

Duhanpirja është gjithashtu një tjetër faktor që shkakton zhveshje të mishrave. Pirja e duhanit mund të jetë ndër faktorët kryesorë që provokon zhvillim të problemeve të mishrave të dhëmbëve, duke përfshirë dhe zhveshjen e tyre.

Por, çfarë mund të bëni?

Ka shumë gjëra që mund të bëni.

Më poshtë po iu tregojmë disa ilaçe natyralë që do t’iu ndihmojnë për të luftuar efektet e kësaj sëmundjeje:

Kini parasysh se këta ilaçe janë të përdorshëm nëse problemi zbulohet në kohë. Mos prisni që të bëjnë mrekulli nëse gjendja është e avancuar dhe kërkon operim.

Nëse vëreni se disa nga indet janë në lidhje direkte me vijën e zhveshur (dhe keni gjakrrjedhjen mishra të enjtur, dhimbje në vijën e mishrave të dhëmbëve dhe frymë të keqe) atëherë mund të provoni këta ilaçe natyralë dhe shikoni nëse ndihmojnë.

Çaj jeshil

Një studim ka gjetur se konsumimi i rregullt i çajit jeshil mund të ndihmojë vërtet. Ai promovon mishra dhe dhëmbë të shëndetshëm. Studimi zbuloi rënie të sëmundjeve periodontale nga konsumimi i tij për një periudhë kohe.

Aloe Vera

Aloe Vera pakëson sëmundje të ndryshme të mishrave të dhëmbëve. Nëse doni të mbroni mishrat e dhëmbëve, lexoni etiketat dhe kërkoni pasta dhëmbësh apo shpëlarës goje që ka në përmbajtje aloe vera si përbërës bazë.

Eukalipt

WholeHealthMD  jep arsye pse eukalipti mund të ndihmojë në këtë problem të mishrave të dhëmbëve. Vetitë e tij anti-inflamatore e bëjnë luftarak kundër sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Ai është efektiv në vrasjen e baktereve në gojë.

Krijoni një shpëlarës goje duke përzier:

  • 2 lugë çaji vaj eukalipti
  •  1 filxhan çaji ujë të ngrohtë
  •  vitaminë C

Vitamina C është përdorur prej shumë vitesh dhe është provuar se është ilaç natyral për enjtjen e mishrave të dhëmbëve dhe gjakrrjedhjen./Shije/

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.