30 vite nga rrëzimi i Murit të Berlinit, ish deputeti: Dy figurat që bënë ndryshimin madhor të rruzullit pa miliona të vrarë

Nov 9, 2019 | 9:44
SHPËRNDAJE

tritan-shehu-768x491

Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit. Por kete dite, ish deputeti i PD Tritan Shehu e lidh me Presidentin Regan dhe Papa Vojtilen.

“ne kete pervjetor te asaj ngjarje me vlera te pa llogariteshme ne histori nuk mund te mos kujtojme dy figurat e ndritura, qe secili me menyren e tij, hapesirat e tij, fjalet apo veprat e tij, punuan me guxim, kembengulje e mencuri per te bere te mundur ate ndryshim madhor te rruzullit pa miliona te vrare kesaj here, ne favor te paqes, lirise, vlerave, te drejtave universale”, shkruan Shehu.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT

Rrezimi i Murit te Berlinit na evokon sot Presidentin Regan dhe Papa Vojtilen.
Zhdukja e asaj barriere 30 vite me pare shenoi fundin e komunizmit, nje nga tragjedite me te medha ky per njerrezimin, rilindi shpresen duke hapur nje epoke te re.
Dhe ne kete pervjetor te asaj ngjarje me vlera te pa llogariteshme ne histori nuk mund te mos kujtojme dy figurat e ndritura, qe secili me menyren e tij, hapesirat e tij, fjalet apo veprat e tij, punuan me guxim, kembengulje e mencuri per te bere te mundur ate ndryshim madhor te rruzullit pa miliona te vrare kesaj here, ne favor te paqes, lirise, vlerave, te drejtave universale.
Presidentin e madh Regan dhe personalitetin me te shquar te periudhes moderne te njerrezimit, Papa Vojtilen.

165d1741-22bf-45cf-85c6-b48ec640f57b 2215750a-17e9-4a64-9e90-e9e91035d7ad

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura