Vrasja e komisar Lamajt, prokuroria tregoi videon: Arben Ndokës pa momentin kur qëlloi Frroku

Apr 6, 2015 | 7:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Organi i akuzës pretendon se në njërën nga tri kamerat që kanë filmuar në vendin ku u vra Dritan Lamaj është fiksuar edhe prania e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka.

Pamje nga transmetimi i videos në gjyq

Në seancën e datës 9 korrik 2014, ku me anë të një monitori të madh të vendosur në sallë u paraqitën filmimet e ngjarjes para gjykatës, prokurorët e kanë pretenduar një fakt të tillë.

Sipas prokurorëve, në njërën prej videove, e cila nuk u shfaq në sallë për arsye sigurie, mes njerëzve të pranishëm gjendej edhe dëshmitari i mbrojtur, me identitetin e ndryshuar Arben Ndoka. 

“Ai është njëri prej njerëzve që shfaqet në video, ndonëse për shkak të largësisë dhe këndit të kamerës është i pamundur identifikimi i tij “ka thënë prokurori më 9 korrik 2014, duke shtuar se pamjet konfirmojnë deklarimet e dëshmitarit “kyç”. Në atë kohë, Prokuroria refuzoi ta shfaqte gjerësisht videon për palët në proces duke ia lënë gjykatës në dorëzim me argumentin se rrezikohej dalja e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka, i cili ende nuk kishte firmosur marrëveshjen me Prokurorinë. Dëshmitari firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me organin e akuzës në periudhën shtator-tetor 2014.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura