“25 prilli moment vendimtar për 100 vitet që vijnë”- Presidenti Meta: Erdhi koha t’ja kthejmë Edin, Lindës dhe familjarëve, ka kohë që ju mungon!

Mar 11, 2021 | 21:51
SHPËRNDAJE

Çfarë do Ilir Meta më dhe çfarë borxhi i kanë shqiptarët më partisë së tij?”, është shprehur kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë.
ilir meta

Teksa iu përgjigj Ramës, Kreu i Shtetit tha se në planin institucional shqiptarët duhet të shkojnë të votojnë në 25 prill sepse është një moment shumë i rëndësishëm për 100 vitet e ardhshme të vendit.

Po ashtu Presidenti i ka kthyer edhe një përgjigje në planin personal. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi ai kërkoi nga shqiptarët që në 25 prill ta çojnë Ramën në shtëpi, tek gruaja e tij Linda dhe familjarët e tjerë, pasi ka kohë që ju mungon.

Meta: Unë nga të gjithë qytetarët shqiptarë kërkoj që të tregojnë respekt për botën e tyre, si asnjëherë tjetër më parë në këto 30 vite. Të tregojë se vota e tij është fuqia e tij në demokraci dhe të gjithë të shkojnë në 25 prill drejtë kutive të votimit se është një moment shumë i rëndësishëm për 100 vitet që vijnë. Që nga Kongresi i Lushnjes moment më degradues për funksionimin e shtetit shqiptar nuk ka dhe nuk ka pasur. Kjo ishte në planin institucional.

Në planin personal është t’ia kthejmë Edin, Lindës dhe familjes së tij sepse është e qartë që ka kohë që u mungon dhe ndoshta në ngrohtësinë familjare mund të ndihet më i qetë dhe më i dobishëm, që edhe të ushtrojë pikturën apo skulpturën e tij. 

Pyetje: Ju mendoni se mund ta ktheni Edi Ramën në fshatin e vet?

Meta: Pranë familjes. Ka pas ankesa që për hir të Shqipërisë po sakrifikon dhe po stresohet dhe atyre u mungon, mendoj se në këtë mënyrë zgjidhim dy probleme. Zgjidhim edhe hallin e Shqipërisë për 100 vitet që vijnë, sepse i japim fund një eksperimenti të dështuar dhe rikthejë sistemin demokratik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura