22-vjeçari gjendet i pajetë afër banesës. Pranë trupit dhe një armë zjarri

Dec 27, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një i ri është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në fshatin Vreshtas, Maliq mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve zyrtare nga policia për “BalkanWeb” njoftimi është marrë rreth orës 9:50 se në afërsi të banesës së tij është gjetur i pajetë 22-vjeçari me iniciale R.B.

ambulanca

Pranë viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Policia thotë se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvrarë.

U ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura