13 vite nga vizita e George W. Bush në Shqipëri/ Fatmir Mediu publikon letrën e presidentit amerikan për Berishën

Jun 10, 2020 | 19:24
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka publikuar letrën që Presidenti amerikane George W. Bush, i ka dërguar Sali Berishës 13 vite më parë, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë.

sb_1518554239-1137262-1

Duke e konsideruar mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Mediu thekson se Presidenti amerikan ndërmori dy vendime të rëndësishme, atë për futjen e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Mediut:

Sot 13 vjet më parë në Tiranë erdhi Presidenti Amerikan George W. Bush, i pari President Amerikan në detyrë që vizitoj Shqipërinë me kerkesë të Kryeministrit Berisha.

Pata nderin të takohem me të në Pallatin e Brigadave së bashku me Forcat e Armatosura gjithashtu dhe në takimin me Kryeministrin Berisha dhe në drekën e shtruar nga Kryeministri Berisha.

Ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetonin.

Në konferencën e shtypit me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bush deklaroj; Shqipëria në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës. Dy arritjet me të mëdha të shqiptarëve në fillim të këtij shekulli.

Sot dëshiroj t’ju përcjell dhe dy materiale personale.

1- Letrën që Presidenti Bush i shkruajti personalisht Kryeministrit Berisha

2- Një autograf dhe një përshëndetje ndaj djalit tim Even dhe stilolapsin e tij si dhuratë për Even.

Mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Faleminderit Doktor Berishës që më bëri pjesë të ekipit për ta berë Shqipërinë vend anëtar i NATOs dhe për të punuar me miq në SHBA dhe Europë që edhe sot mbeten miq të shquar te Shqipërisë.

cbb53554-7c0e-4e04-b982-e8095659872d

c905c416-f84b-4c5f-be6d-4e259d6ce65c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura