“12 për 10 mijë banorë”/ Lulzim Basha i referohet OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë

Feb 27, 2021 | 9:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngritur edhe njëherë sot shqetësimin e mungesës së mjekëve në Shqipëri.

basha

Përmes një postimi në “Instagram” kryedemokrati ngre pyetjen: “Sa është numri i mjekëve për 10 mijë banorë në Shqipëri?”

Përgjigjja: 12 mjekë për 10 mijë banorë”, vijon postimi i kreut të opozitës. Ai citon një shkrim të revistës “Monitor” me titullin: “Harta e OBSH-së, Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës dhe Indisë”.

Edhe më herët Basha ka ngritur problematikën e mungesës së personelit mjekësor në spitalet shqiptare. Ai ka akuzuar qeverinë se në 8 vjet qeverisje i shpenzoi paratë e shqiptarëve në koncesione dhe tendera korruptive, ndërsa është angazhuar se me ardhjen e PD në pushtet do të rrisë pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe të infermiereve deri në 700 euro.

Basha 1 basha 2 basha 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura