100.000 euro tartuf, ankandi botëror i Albës

Nov 18, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një ‘baron’ misterioz nga Hong Kongu ka blerë këtë vit tartufin më të shtrenjtë në botë në ankandin botëror të “Tartufit të Albës”. Tashmë është kthyer në një vend ku nuk shkohet vetëm për të blerë, por edhe për të shijuar gjithë atmosferën që krijohet. Nëse një tartuf do të mund të zgjidhte, nuk do kishte asnjë dyshim; do të donte të shitej në ankandin botëror të tartufit të bardhë të Albës.

Brenda kështjellës Grinzane
Brenda kështjellës Grinzane

Mbi të gjitha, sepse, prej andej kalojnë më të mëdhenjtë dhe më të mirët. Edhe këtë vit, megjithëse “të vjela” të vona për shkak të të nxehtit, më i miri ka arritur të lërë pas vetes cilësi dhe përmasa që janë jashtë normave. Tartufi më i vogël i ankandit të këtij viti ishte 360 gr, ndërsa më i madhi pothuajse 1 kg. Por ka edhe një arsye tjetër; kushdo që merr pjesë në ankand (d.m.th., ata që vijnë me qëllimin për të blerë) janë të gatshëm të harxhojnë gjithfarë shifrash.

Sidoqoftë, ky ngelet vendi për ata që janë vërtet të apasionuar, eventi i eventeve, më mondani i ankandeve dedikuar Tuber Magnatumit. Këtë vit u bë më 8 nëntor, si gjithnjë, në atë që të gjithë që e kanë vizituar, e kanë cilësuar si mrekulli, Kështjella Grinzane, që aktualisht sapo është deklaruar nën mbrojtjen e UNESCO-s. Për rastin kanë qenë të pranishëm figurantë me veshje të mesjetës, që u uronin mirëseardhjen të ftuarve me tamburë.

keshtjella-2
Burra në frak e gratë elegante i shtonin hijeshinë eventit, që është me numër mjaft të limituar pjesëmarrësish, jo më tepër se 200, që seleksionohen nga Urdhri i Kavalierëve të Tartufit dhe të verës së Albës. Siç nuk mund të ishte ndryshe, i gjithë ushqimi i mbrëmjes ka qenë gourmet, për njerëz që natyrisht, dinë ta vlerësojnë, por mbi të gjitha, që kanë mundësinë të shpenzojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura