10 veprimet që e bëjnë një femër jo tërheqëse

Mar 30, 2015 | 13:12
SHPËRNDAJE

Një site amerikan “MenHumor” ka treguar sondazhin e tij të fundit ku mbi 20,000 ndjekës të kësaj faqeje janë përgjigjur në pyetjen “Çfarë i bën femrat jo tërheqëse”.

Sipas rënditjes me përgjigjet më të shumta ky sondazh ka treguar:

1-Femrat e dehura nuk janë tërheqëse. Kush do të shikojë një femër në trotuar, të pisët dhe me erë të keqe?

2-Femrat e zhurshme janë të bezdisshme, sidomos kur bërtasin në telefon. Imagjinoni veten me një femër histerike në një dhomë, nuk do donit asgjë tjetër vetëm të dilnit sa më parë.

3-Të jesh negativ është anë e keqe për të dy sekset, por femrat negative dhe që urrejnë çdo gjë përreth do të të bëjnë të mos shijosh asgjë.

4-A nuk është acaruese fakti që një femër tregohet e padurueshme? Kush e duron një femër që të merr në telefon 5 herë rresht për të treguar se në orën 21:00 duhet të jesh në restorant?

5-Nëse mendoni që të dalësh me shoqet dhe të bësh festa të çmendura nuk është problem për meshkujt, e keni gabim! Ata urrejnë faktin se ti mund të ekzaltohesh së tepërmi nëpër festa.

6-Nuk është tërheqëse për meshkujt nëse femrat ndryshojnë look drastik për një kohë të shkurtër. Qëndroni njësoj!

7-Gënjeshtra nuk është tërheqëse. Një femër që gënjen me pak akoma. Tregohuni të sinqertë!

8-Femrat që sillen sikur dinë çdo gjë janë të padurueshme!

9-Kur femrat  bëjnë gjeste dhe vishen vetëm për të tërhequr vëmendje, në të vërtetë shkaktojnë vetëm injorim dhe e bëjnë atë jo tërheqëse por të ‘lirë’.

10-Një femër që mundohet të marrë frerët në dorë kur është e shoqëruar me një mashkull, e humbet klasin dhe delikatesën që e karakterizon. Lërini ‘burrave’ vendin e tyre!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura