“10 mijë emigrantë kanë hyrë në Itali vetëm javën e fundit”

Apr 17, 2015 | 13:55
SHPËRNDAJE

Vala e emigrantëve që vijnë në portet e Italisë nuk po tregon asnjë shenjë rënie, teksa qindra të tjerë arritën në Pozzallo të premten në mëngjes, raporton “Euronews”.

Emigrantë

Dhjetë mijë njerëz kanë hyrë në vend vetëm në javën e fundit, duke rrezikuar jetën në udhëtimin e rrezikshëm në të gjithë Mesdheun, përmes anijeve të mbipopulluara.

450 njerëz të tjerë mendohet se janë mbytur.

Të enjten policia italiane në portin sicilian të Augusta-s arrestoi 10 trafikantë të dyshuar, të cilët ishin në mesin e qindra emigrantëve të shpëtuar në det.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura