10 klube pas tij, Fatmir Vata ia bën zgjedhjen më të lehtë Kumbullës: Shko te…

| 17:11
SHPËRNDAJE
 

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Shqipërisë Fatmir Vata i sugjeron lojtarit shqiptar të talentuar të Veronës Marash Kumbullës që të pranojë të firmosë për Borusia Dortmundin.

Fatmir Vata

Në një intervistë për median gjermane “Sportbuzzer”, Vata, i cili luajti për shumë vite në Gjermani, ku spikati me Arminia Bilefeldin, mendon se për talentin kuqezi Kumbulla është më e përshtatshme për të luajtur në futbollin gjerman, i cili do ta ndihmojë të rritet profesionalisht dhe teknikisht.

Marash-Kumbulla-Hellas-Verona-970x350

“Borusia Dortmundi do t’i përshtatej shumë. Nëse shkon atje do të hidhte hapin e duhur në karrierë. Aty ai do të ketë më shumë shanse për të luajtur sesa, bie fjala, te Mançester Junajtid. Ai duhet të shkojë menjëherë atje, sepse nuk ka kohë. Kumbulla është i madh në trup, i fortë në dyluftime dhe mund të përdoret në shumë pozicione. Ai është gjithmonë përpara dhe i rrezikshëm kur bëhet fjalë për standarte”, shprehet Vata.

Një tjetër arsye se përse 48-vjeçari dëshiron që Kumbulla të luajë në Gjermani lidhet me faktin se disa prej ish-lojtarëve më të mirë të kombëtares sonë, si: Ervin Skela, Altin Lala, Adrian Aliaj, etj u përshtatën shumë me Gjermaninë dhe futbollin gjerman.

dortmund

“Gjermania është vendi i duhur për shqiptarët. Unë, Ervin Skela dhe Altin Lala jemi ndjerë gjithmonë rehat këtu. Marashi ka një karrierë të gjatë përpara, të cilën duhet ta vazhdojë në Bundesligë”, përfundon Fatmir Vata.

Në fitoren e fundit kundër Xhenoas 2-1, agjentë të 10 klubeve të njohura europiane, si: Çelsi, Borusia Dortmund, Valencia e shumë të tjerë ndoqën paraqitjen e Marash Kumbullës. Ai është kthyer tashmë në futbollistin e kombëtares tonë më të kërkuar në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.