“Piratët e Karaibeve” vijnë sot në Tiranë

May 20, 2011 | 10:44
SHPËRNDAJE

Prej katër vitesh adhuruesit e “Piratëve të Karaibeve” janë në pritje të një aventurë të re. “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, filmi i katërt i Walt Disney, shfaqet në të gjitha kinematë botërore, duke synuar të jetë një nga filmat më të ndjekur edhe në Tiranë, ku filmi po projektohet në të njëjtën kohë me kinematë e huaja. Premiera është sot në kinema “Millennium”. Xhiruar për herë të parë në 3D, kapitulli më i ri i sagës sheh si protagonist Johnny Depp, sërish në rolin e Kapitenit Jack Sparrow dhe Geoffrey Rush, në rolin e piratit Barbossa, të dy së bashku në kërkim të Burimit të Rinisë. Gjatë kësaj aventure të re do të shfaqen në ekran rivalitetet e vjetra, kënaqësitë e reja, piratët-mumie, zombit madje edhe sirenat gjysmë nudo. Sakaq, jehona e “Piratëve të Karaibeve” ka pushtuar të gjitha ekranet e kinemave në botë, të cilat këtë fundjavë  parashikohet të kenë arkëtime marramendëse. “Piratët” kanë shkelur pak ditë më parë tapetin e kuq në Festivalin e Kanës, ku filmi u shfaq jashtë konkurrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura