“Nëntori i një kryeqyteti”, Tirana është Troja

Mar 28, 2011 | 12:17
SHPËRNDAJE
Romani i Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”, është botuar në gjuhën spanjolle nën titullin “Noviembre de una capital”, nga shtëpia botuese “Galaxia Gutenberg”

“El Mundo” krahason romanin e Kadaresë me “Iliadën”

Një roman që përshkruan nëntorin e vitit 1944,çlirimi i Tiranës dhe sulmi ndaj bashkëpunëtorëve.  Katër janë historitë, njëra, ajo më e vjetra, është ajo e një qyteti të fortë, rrethuar dhe mbrojtur nga burra trima.Mbrojtësit e dinë se qyteti do t’i dorëzohet hekurit dhe zjarrit dhe se beteja e tyre është e kotë; një nga sulmuesit më të famshëm, Akili, e di se fati i tij është që të vdesë para fitores. Shekujt kanë i shtuar elementet magjike. Këtë ka shkruar Borges në “Katër ciklet”. Tregimet e tjera gjenezë janë kërkimi (bazuar në atë të Argonautëve), kthimi (Odisea), dhe një Zot i vrarë (Dhjata e Re).
“Nëntor i një kryeqyteti” (shtëpia botuese “Galaxia Gutenberg”), romani i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, vjen nga rrënja e parë gjenetike e këngëve të “Iliadës”. Tirana zëvendëson Trojën. Të kuqtë avancojnë, regjimi fashist bie. Uturimë e automatikësh, bunkerë… Imazhi i parë që lëviz është agimi: qëllimi është stacion radioje, ku është ngulitur armiku. Bulevardi “Musolini” është bosh, statuja të gjysmuara… Shtypi pas një lufte. Luftës së Dytë Botërore. Moment heshtjeje.. Të gjithë këtë romancieri më i madh shqiptar, Ismail Kadare (ndoshta një ditë fitues i Nobelit), e përshkruan përmes njërit prej personazheve të tij.
Memecëria e fjalëve
“Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur zë. Ajo vazhdon në heshtje, njëlloj si Memeci”. Memeci shërben si alegori, por edhe fjalët. Në këtë roman paraqitet roli i gjuhës në luftë, na e ofrojnë faqet që transkriptojnë thjesht mbishkrime, parulla të zjarrta. Flitet për “tradhtarët e popullit”. Ai thotë: ‘Tirana e tiranisë, të kthehet në Tiranën e lirisë”. Dhe intelektualët, Emil Karbunara apo, sidomos, Adrian Guma, mbështeten shumë në peshën e fjalëve. “Çfarë mund të prisni nga arti juaj në qoftë se është jashtë kohës?”, thotë ai. Guma, intelektuali fajtor në sytë e Republikës Popullore të Shqipërisë, kontraston tërësisht me figurën e Kadaresë, i cili është toleruar plotësisht nga regjimi, në fuqi në vitin 1975, kur u botua “Nëntori i një kryeqyteti”. Një tjetër referencë për fjalën, në kontekstin apokaliptik të kryeqytetit: “Nuk kishte ngrohje. Telat e telefonit i kishin prerë si të ishin vena, duke zëvendësuar bisedat me monologje të gjata”.
Partnerët e fashizmit
Venat janë kabllot, qyteti, një organizëm me biseda të thyera. Kadare evokon të kaluarën. Shkon prapa në periudhën e paraluftës tek idili i “kolaboracionistëve” me regjimin fashist italian, me fjalët dhe muzikën e propagandës së tij (Italia pushtoi vendin në vitin 1939, ndërsa mbreti Zog u largua nga Shqipëria). Por edhe tek romanca e Gumës, profesionistit të fjalës, dhe Miriamit, prezantuesja e radios, një tjetër profesioniste. Gjithçka jepet për alegori, ashtu si memeci. Nga njëra anë sallat pompoze të elitës shqiptare me italianë me dylbi, nga ana tjetër Javeri, një fshatar shqiptar, që lufton në këmbët e Trojës / Tiranës, të para dhe pasluftës. Zërat, monologjet, bisedat na çojnë tek ngjarjet. Kadare dëgjon zërat e qytetit, fjalët, drejtimin e tij. Pjesa më e madhe është “thashetheme”, zëra për ngjarje që ndodhin: e dimë për tentativën e vrasjes së Viktor Emanuelit III, Mbret i Italisë, Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, apo epërsinë progresive të Ushtrisë Popullore ndaj forcave të tjera kur mbaron lufta. Të njëjtët dëshmitarë të Kadaresë, në zemër të vetë veprimit, janë tërhequr nga rryma të jashtme, drejt periferive historike.
Nuk flitet për rolin e heronjve. Por nuk flasim për luftëtarët e mëdhenj të himnit homerik, as rezultatin e drejtpërdrejtë të rendit apo çrregullimit të imponuar qëllimisht me armë: protagonistët nuk janë fort të njohur. Ata shkrihen në peizazh. Janë më së shumti njerëz tangencialë që zvarriten në rrënoja, asgjë më shumë se alegori. Njerëz të mëdhenj apo të vegjël që murmurisin monologë. Çdo gjë tjetër është procesi i papërcaktuar të këtyre rrymave të çuditshme historike. Në këtë rrugë, Ismail Kadare peshkon disa fantazma të vjetra, në sekuenca të ndryshme kohore, në rrënojat e shtëpive të djegura dhe statujave pa kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura