VIDEO/ Fitorja nuk i mjafton Tiranës, Kukësi bën mrekullinë dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të 5-të në histori

Apr 24, 2024 | 20:07
SHPËRNDAJE

Tirana ka mposhtur Kukësin me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

bandicam 2024-04-24 18-00-51-958

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Deliu në minutën e 17′ falë një goditje standarte. Pavarësisht tentativave, asnjëra prej skuadrave nuk shënoi dot më. Por kjo fitore si mjaftoi bardhebluve pasi në finalen e Kupës së Shqipërisë është kualifikuar Kukësi.

Verilindorët kanë bërë mrekullinë edhe pse askush nuk e priste që të shkonin ata në finale.

TIRANA 1-0 KUKËSI

17′ Deliu

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet sfida! Fiton Tirana, por në finale kualifikohet Kukësi!

90’+5′ Murati dhe Tafas ndëshkohen me karton të verdhë.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

90′ Deliu lë fushën e lojës, ka minuta për Jakun.

87′ Fejzaj ndëshkohet me karton të verdhë.

84’ Zenunaj ndëshkohet me karton të verdhë pas tërheqjes nga fanella të Nikqit.

80’ Tentativa të njëpasnjëshme, Tafas dhe traversa iu mohojnë golin bardhebluve. (VIDEO)

77’ Deliu gjuan me të djathtën por nuk arrin të shënjestrojë portën e Tafasit. (VIDEO)

74′ Merr fund loja për Hoxhallarin, zëvendësohet nga Mici.

71′ Hasaj lë fushën, ka minuta për Muratin.

68’ Hasaj gjuan me të djathtën drejt portës, topi shkon jashtë. (VIDEO)

64’ Salami gjuan drejt portës, traversa i mohon golin e barazimit. (VIDEO)

60′ Tafas përplaset me Nikqin dhe Abazajn, të tre bien në fushë. (VIDEO)

58′ Dy zëvendësime tek Tirana. Largohen Lulaj dhe Lushkja, zëvendësohen nga Abazaj dhe Latifi.

57′ Largohet Lleshi, në lojë futet Zenunaj.

51′ Largohet Franci Lala, në lojë futet Redon Dragoshi.

49’ Patrik gjuan drejt portës, Tafas e pret lehtësisht topin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+7′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e bardhebluve!

45’+5′ – 45’+7′ Lamçe gjuan drejt portës dhe barazon shifrat. Por festa nuk zgjat shumë pasi arbitri e anulon golin për shkak të një prekje me dorë. (VIDEO)  (VIDEO)

45’+4′ Hoxhallari shkakton faull ndaj Salamit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Bardheblutë kërkojnë 11-metërsh, ka nervozizëm mes Lulaj dhe Lala. Këta të dy ndëshkohen me kartonë të verdhë nga Jorgji. (VIDEO)

41’ Haxhiu avancon me topin dhe tenton të gjuajë në zonën e vogël tek Nikqi por topi bllokohet. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

37’ Hoxhallari lëshon predhën nga jashtë zone, Tafas bën heroin me një pritje fantastike. (VIDEO)

34’ Deliu tenton të gjuajë drejt portës së Tafasit, por topi bllokohet nga mbrojtja e Kukësit.

27’ Mingo ndëshkohet me karton të verdhë.

26’ Patrik lëshon të djathtën potente, por traversa i mohon golin. (VIDEO)

23’ Mingos kroson në zonë, Kozi reagon dhe del nga porta për të larguar topin jashtë fushës. (VIDEO)

22’ Najdovski shkakton faull ndaj Reçit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ GOOOL TIRANA 1-0/ Deliu gjuan nga goditja e dënimit dhe zhbllokon duelin duke shkundur rrjetën e Tafas. (VIDEO)

15′ Patrik fiton goditje dënimi në favor të Tiranës. (VIDEO)

13’ Bardheblutë kanë një pretendim, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

12’ Përgjoni tenton të pasojë në zonë, por topi largohet nga mbrojtja verilindore. (VIDEO)

10’ Mingos harkon nga goditja e lirë, topi largohet nga mbrojtja bardheblu. (VIDEO)

5’ Lushkja gjuan me të majtën por nuk e shënjestron si duhet kuadratin. (VIDEO)

3’ Përgjoni pason për Deliun, ky i fundit gjuan drejt portës së Kukësit por topi shkon jashtë. (VIDEO)

1′ Starton ndeshja!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Haxhiu, Patrik, Nikqi.
Trajner: Erbim Fagu

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Lala, Mingo, Fejzaj, Hasaj, Salami, Solodovnikov.
Trajner: Bledar Devolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura