ZYRTARE/ Vllaznia shton forcat, kuqeblutë i rezervojnë prezantim special sulmuesit shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2025 | 18:44

ZYRTARE/ Vllaznia shton forcat, kuqeblutë i rezervojnë prezantim special sulmuesit shkodran

Vllaznia ka prezantuar Xhesild Kapllanajn si afrim në ekipin e parë. 18-vjeçari do të vazhdojë rrugëtimin e tij në elitën e futbollit shqiptar, pasi ka luajtur me grupmoshat kuqeblu.

Screenshot 2025-08-25 184309

Kapllanaj nuk ka qenë asnjëherë në dispozicion të Vllaznisë, për ndeshje zyrtare. Klubi shkodran ndërkohë vijon të tregojë besim tek elementët e akademisë.

Talenti i prezantuar sot luan në sulm. Këtë vit iu besua ftesa edhe në Kombëtaren U-19.

Vllaznia është kujdesur që t’i rezervojë një prezantim special. Entuziazmi ndërkohë është i lartë pas fitores me Egnatian.


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

PANORAMASPORT.AL