ZYRTARE/ Teuta e Edlir Tetovës me projekt për kampion, prezanton menjëherë titullarin që la Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 16:39

ZYRTARE/ Teuta e Edlir Tetovës me projekt për kampion, prezanton menjëherë titullarin që la Egnatian

Abdurraman Fangaj është zyrtarisht lojtar i Teutës. Dje u largua nga Egnatia, ndërsa nga sot është vendosur në dispozicionin e trajnerit Edlir Tetuva.

Screenshot 2026-06-09 163729

Kjo është goditja e parë e bujshme e Teutës për sezonin e ri. Në vazhdim priten edhe emra të tjerë me peshë.

28-vjeçari nga Shkodra numëron tre tituj kampion, po aq trofe të Kupës dhe një Superkupë. Pjesë e Egnatias ishte prej vitit 2022, kur edhe u largua nga Vllaznia. Me kampionët e Shqipërisë regjistroi plot 171 ndeshje ku shënoi një gol dhe asistoi 16 të tjerë.

NJOFTIMI I TEUTËS:

“Mirë se vjen, Abdurrahman Fangaj!

KF Teuta prezanton afrimin e parë të merkatos. Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin defensive”.

PANORAMASPORT.AL