ZYRTARE/ Merr fund pritja, konfirmohet më në fund trajneri Zoran Zekiç: Kapitulli i dytë
Zoran Zekiç është konfirmuar më në fund nga klubi i Sarajevos në Bosnjë. Për trajnerin kroat është publikuar përshkrimi “ZZ, kapitulli i dytë”. Një simbol i përdorur gjerësisht nga tifozët e Sarajevos që donin rikthimin e tij.

“Panorama Sport” e raportoi kohë më parë, që pista e Partizanit ka rënë. Shkak për këtë u bë paga shumë e lartë, që Zekiç përfiton nga klubi boshnjak.
Te Partizani ndërkohë janë të fokusuar për gjetjen e trajnerit të ri. Për rreth 1 muaj të kuqtë qëndruan në pritje të Zekiç, duke shpresuar te një përgjigje pozitive.
Të gjithë gjasat janë që trajneri i Partizanit të jetë i huaj. Ekipi ndërkohë do të rikthehet në ditët e fundit të këtij muaji për përgatitjet e sezonit të ri.

PANORAMASPORT.AL













