ZYRTARE/ Fangaj largohet nga Egnatia, gati ribashkimi me…
Largim me peshë nga Egnatia, Abdurrahman Fangaj nuk është më pjesë e Egnatias. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se pas katër vitesh, rrugëtimi i Fangajt me Egnatian përfundon, duke lënë pas një histori suksesi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e klubit.

Mbrojtësi festoi me Egnatian, 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë. Vlen të theksohet fakti se pas largimit nga kampionët, gjasat janë të mëdha që shkodrani t’i bashkohet trajnerit Tetova te Teuta.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Fangaj ka shkruar:
Erdha kur shumë pak besonin te ky projekt dhe akoma më pak te unë. Pas 4 vitesh sakrificë, lodhje, mundim, dashuri dhe pafund emocionesh, largohem me kokën lart dhe më krenar e më i lumtur se kurrë.
Pas 4 vitesh largohem si disa herë kampion, kampion i Shqipërisë, kampion i Egnatias dhe kampion i të gjithë atyre që më kanë mbështetur.
Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë nga dita e parë deri në ditën e fundit.
Faleminderit nga zemra!

PANORAMASPORT.AL













