ZYRTARE/ Elbasani bën “bingo” në merkato, rikthen Rubin Hebajn në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 20:10

ZYRTARE/ Elbasani bën “bingo” në merkato, rikthen Rubin Hebajn në Shqipëri

Rubin Hebaj është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Pas transferimit të Edoli Lukokit, verdheblutë janë kujdesur edhe për një tjetër firmë. Bëhet fjalë sulmuesin shkodran, që u largua para kohe nga Tobol në Kazakistan. Ledjo Tresa ndërkohë është po ashtu një tjetër lojtar, që do të prezantohet dhe shton forcat e ekipit të Ivan Gvozdenoviç.

Screenshot 2026-06-09 200601

27-vjeçari ka luajtur më parë me Teutën, Vllazninë dhe Partizanin në Abissnet Superiore. Elbasani përforcon kështu repartin ofensiv.

Hebaj regjistron 105 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar. Nga ana e tij janë shënuar 22 gola.

Në prag janë ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës. Aty ku verdheblutë do të kenë paraqitje historike.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

PANORAMASPORT.AL