“Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra”, analiza e Tefik Osmanit: Ju tregoj gabimet e Sinan Idrizit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2026 | 14:33

“Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra”, analiza e Tefik Osmanit: Ju tregoj gabimet e Sinan Idrizit

Ish-futbollisti dhe ish-drejtori sportiv, Tefik Osmani, e shikon Vllazninë si një nga pretendetet kryesore për të shkuar drejt titullit kampion. Sipas korçarit, grupi është arma e fortë e kuqebluve, teksa beson se Vllaznia ka një kontingjent të madh lojtarësh cilësor të cilët mund të formojnë më shumë se 2 skuadra. I ftuar në studion e emisionit “Skaner”, Osmani është ndalur edhe te problemet e Flamurtarit.

bandicam 2026-04-13 10-13-43-463

“Grupi është arma e fortë e Vllaznisë. Sepse kanë pothuajse 3 vite bashkë. Janë lojtarë me shumë eksperiencë, aq më tepër në kampionatin shqiptar. I është bashkuar trajneri që di të dalë kampion sepse ka dalë me Teutën. Është drejtori që di të dalë kampion, kjo është arma e fortë e Vllaznisë. Më pëlqen se shikoj një Vllazni që di të vuaj, nuk është më ajo Vllaznia, që bën presionin lartë gjatë gjithë lojës. Është me këmbë në tokë. E pret kundërshtarin dhe shfrytëzon kualitetet e futbollistëve që ka. Rikthimi i Dodajt i ka dhënë një kualitet më shumë. Për të dalë kampion duhet të fitosh me skuadrat e vogla. Nuk e dini sa i rëndësishëm është një Bekim Balaj tek ai grup, apo edhe Mala, Gurishta, Krymi. Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra.

Flamurtari dhe gabimet e Sinan Idrizit? Presidentët gabojnë kur iu besojnë njerëzve dhe iu besojnë pafund. Gjithë ai investim i Flamurtarit, pothuajse ka mbaruar, është në Kategori të Parë. Unë me sa e njoh, e di që presidenti, Sinan Idrizi, beson pafund. Në qoftë se t’i ke një projekt, bën një analizë dhe e shikon që nuk ke asnjë përmirësim, kur ke vite si president, e shikon që kampionati shqiptar është shumë e vështirë të fitohet me trajner të huaj.

E mban mend Bylis-Flamurtari pjesa e parë 0-2, 15 minuta lojë? Ne kemi thënë që në Ballsh, të shkojmë të shënojmë të parët dhe mbaron ndeshja. Trajneri spanjoll vazhdonte”, deklaroi Osmani.

PANORAMASPORT.AL