VIDEO/ Vllaznia e pandalshme, likuidon edhe Tiranën në “klasiken” e futbollit shqiptar për fitoren e katërt radhazi
Vllaznia vazhdon e pandalshme marshimin në kreun e renditjes së Superiores. Shkodranët kanë mundur me shifrat 3-1 Tiranën në “klasiken” e futbollit shqiptar për të siguruar suksesin e katërt radhazi në kampionat.

Tirana e nisi ndeshjen më mirë, duke vënë në vështirësi kuqeblutë e duke gjetur e para golin me anë të Tabeku dhe një goditje të tij të devijuar.
Por brenda 5 minutash erdhën dy gola të shpejtë të kuqebluve të cilët përmbysën gjithçka, me anë të Jagos dhe të Balajt, për të kthyer ndeshjen në favor të shkodranëve.
Më pas Vllaznia administroi mirë ndeshjen, edhe pse u vu në vështirësi pasi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kuros. Por në momentin më të mirë të bardhebluve, një gabim i Valerianos solli penalltinë me të cilën Kastrati çoi shifrat në 3-1 dhe vulosi fitoren e skuadrës së Vllaznisë.
VLLAZNIA-TIRANA 3-1
15′ Jago, 20′ Balaj, 78′ (p) Kastrati / 9′ Tabeku
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Vllaznisë.
90′ Jepen 7 minuta shtesë.
88’ Falaje ka mundësinë e artë për të shënuar para Pohls, por gardiani i kuqebluve ndal gjuajtjen e tij. (VIDEO)
85’ Balaj dhe Jago lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Hakajt dhe Tafilit.
84’ Ismajli dhe Vogli hyjnë në fushë në vend të Haxhiut dhe Zhunior në radhët e Tiranës.
83’ Balaj ndëshkohet me karton të verdhë.
81’ Mensah merr vendin e Lleshit në radhët e Tiranës.
78’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Kastrati me penallti. (VIDEO)
76’ Penallti për Vllazninë! Balaj hyn në zonë nga e djathta, Valerianos ndërhyn ndaj sulmuesit dhe për Jorgjin nuk ka më dyshime teksa tregon nga pika e bardhë dhe i jep të verdhë mbrojtësit. (VIDEO)
74’ Kastrati i driblon të gjithë nga e djathta në qendër, gjuan dhe mposht edhe Tafas, por topi kalon jashtë duke prekur rrjetën e jashtme. (VIDEO)
73’ Lleshi ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të gabuar Krymin.
70’ Kubazi merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.
69’ Mala hyn në zonë në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër ndalet nga prapavija e bardhebluve.
67’ Pas një goditje dënimi nga e majta, topi devijohet nga Pohls dhe shkon në fundore.
65’ Fernandez dhe Soler dalin nga fusha e lojës duke i bërë vend Abah dhe Patsatsias në radhët e Tiranës.
64’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Dembele, i cili me kokë nuk e kthen dot drejt portës e më pas është Valerianos i cili gjuan nga distanca pa shënjestrën e duhur.
62’ Vera ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Kastratit.
60’ Tabeku harkon nga e djathta, Soler me kokë nuk ia del të devijojë drejt portës.
58’ Pusi merr vendin e Kallakut në radhët e Vllaznisë.
57’ Harkim i Fernandez nga e majta, topi shkon te Falaje i cili gjuan me kokë por në mënyrë të gabuar.
57’ Gurishta ndal në mënyrë të parregullt Tabeku dhe ndëshkohet me të verdhë.
56’ Momente tensioni në fushë mes lojtarëve, ndërsa Jorgji këshillon të dy palët si dhe Grent Halilin në pankinën e bardhebluve.
52’ Kuros bën ndërhyrje të ashpër ndaj Haxhiut, Jorgji shkon e sheh pamjet në VAR dhe pastaj i tregon kartonin e kuq mbrojtësit të Vllaznisë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me aktivizimin e Kuros në vend të Bajramit.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Vllaznisë.
45’+2’ Mala rrëzohet në zonë dhe pretendon për një tërheqje nga fanella, Jorgji jep faull në sulm kundër futbollistit të Vllaznisë. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Një harkim shkon te Tabeku i cili gjuan me kokë, pa rrezikuar Pohls.
42’ Aksion i rrjedhshëm i Vllaznisë me kombinime të shpejta, në fund gjuajtja e Balajt devijohet dhe shkon lehtë në duart e Tafas. (VIDEO)
38’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Soler.
34’ Mala depërton në zonën e bardhebluve dhe rrëzohet pas një kontakti. Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë normalisht.
29’ Zhunior tenton nga distanca, sfera devijohet nga Soler dhe shkon në fundore.
28’ Valerianos rrezikon dhe Mala thuajse ia vjedh topin nga këmbët në zonë.
25’ Balaj provon me një goditje dënimi nga rreth 30 metra, gjuajtja shkon jashtë katërkëndorit të bardhebluve. (VIDEO)
20’ GOOOL VLLAZNIA! Mala nga e djathta e sulmit pason në qendër, ku Balaj ndjek aksionin dhe mposht Tafas. (VIDEO)
15’ GOOOL VLLAZNIA! Jago me një gjuajtje nga jashtë zonës mposht Tafas dhe barazon shifrat. (VIDEO)
12’ Kallaku harkon për Salën i cili gjuan me kokë, por shumë larg katërkëndorit.
10’ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë.
9’ GOOOL TIRANA! Pas një goditje këndi, gjuajtja e Tabeku devijohet nga një mbrojtës dhe dërgon sferën pas krahëve të Pohls. (VIDEO)
8’ Një devijim i Gurishtës shpëton portën e shkodranëve nga një gol i sigurt. (VIDEO)
6’ Fernandez vë në vështirësi Gurishtën i cili shkakton faull në kufijtë e zonës së rreptësisë së shkodranëve.
4’ Haxhiu shfaqet në pozicion gjuajtje në të djathtën, sfera shkon në duart e Pohls.
3’ Harkim nga e djathta në shtyllën e dytë për Fernandez, gjuajtja e tij gjen rrjetën e jashtme.
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Pohls; Gurishta, Gjini, Bajrami, Jago, Sala, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Balaj
Trajner: Edi Martini
Tirana: Tafas; Vera, Dembele, Valerianos, Lleshi, Haxhiu, Soler, Fernandez, Falaje, Tabeku, Paradinjo
Trajner: Roberto Bordin
PANORAMASPORT.AL













