VIDEO/ “Poker” dinamovit, Elbasani mposhtet me përmbysje në “Air Albania”
Dinamo mposhti me rezultatin 4 me 1 Elbasanin në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”. Skuadra e Gvozdenoviç kaloi e para në avantazh me anë të Lajthisë në minutën e tretë, teksa blutë e Dajës përmbysën sfidën falë dopietës së Bregut si dhe golave të Malomos dhe Lorenco Vilës.

Kjo ishte fitorja e 11-të në kampionat për dinamovitët, si dhe humbja e pestë për verdheblutë e Elbasanit.
REZULTATI LIVE
DINAMO 4-1 ELBASANI
45’+2′ (p), 88′ Bregu, 51′ Malomo, 66′ Vila / 3′ Lajthia
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90+3′ Momente tenstioni Bunjaku tradhtohet nga nervat, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ GOOOOL! Dinamo 4-1 Elbasani/ Spektakolar Dejvi Bregu, vlonjati e kthen në festë duke kompletuar dopietën personale. (VIDEO)
79′ Tek Elbasani kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. (VIDEO)
66′ GOOOOOL! Dinamo 3-1 Elbasani/ Shënojnë sërish kryeqytetasit, kësaj here ishte Lorenco Vila, i cili pas harkimit të Bregut nga këndi, devijoi saktë, duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO)
62′ Nuk iu besojnë syve tek Elbasani, Teqja fillimisht i mohon supergolin nga goditja e dënimit, Lokilit, ndërkohë që Lajthia shpërdoron nga shumë pranë. (VIDEO)
54′ Elbasani kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt (VIDEO)
54′ Pranë golit të barazimit Elbasani, me Ze Gomesh, por tentativa e tij ndalet nga portieri Teqja. (VIDEO)
51′ GOOOOL! Dinamo 2-1 Elbasani/ Përmbyset rezultati, nigeriani Malomo, tund rrjetën e portierit Totoshi. Në festë kryeqytetasit. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45’+2’ GOOOL! Dinamo 1-1 Elbasani/ Bregu shënon me penallti. (VIDEO)
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
43’-45’ Dinamovitët kanë pretendime për një shkelje të Ibrahim ndaj Bregut në zonë. Gjyqtari Cjapi lë lojën të vazhdojë dhe pastaj shkon të shohë pamjet me VAR. Në fund ai bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
42’ K. Kasa ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje ndaj B. Berishës.
40’ Dinamovitët kanë pretendime pasi Totoshi ndal një gjuajtje të Malomos, pasi në vijim ndërhyn ndaj futbollistit të Dinamos duke e fluturuar në ajër. (VIDEO)
32’ Loukili ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Malomos.
26’ Lajthia hyn në zonë nga e majta, harkon për Tsague i cili gjuan fluturimthi, por sfera devijohet e përfundon jashtë. (VIDEO)
25’ Vila hyn në zonë dhe rrëzohet pas një përplasje të Totoshit në këmbët e tij. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)
17’ Përsëri Nani nga e djathta, këtë herë pason për Malomo i cili devijon pa saktësi për të rrezikuar Totoshin. (VIDEO)
16’ Nani del mirë në fundore në të djathtën, topi në qendër përfundon në duart e Totoshit.
10’ Loukili del në sulm në krahun e djathtë, gjuan nga jashtë zonës, por sfera devijohet nga mbrojtja e bluve. (VIDEO)
5′ Mustafa pranë golit te Dinamo. Gjen shtyllën pas goditjes me kokë. (VIDEO)
3′ GOOOL! Dinamo 0-1 Elbasani/ Lajthia zhbllokon rezultatin, shpërthen festa te verdheblutë. (VIDEO)
1′ Bregu pranë supergolit, por ia mohon Totoshi tek Elbasani. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Neziri, Nani, Dita, Vila, B. Berisha, Bregu, Malomo, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja
ELBASANI: Totoshi, Azemoviç, K. Kasa, A. Kasa, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Tsague, Ze Gomesh.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













