VIDEO/ Një penallti që kushton shtrenjtë, goli i Tomas Myler në shtesë lë pa punë ish-portierin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2025 | 22:53

VIDEO/ Një penallti që kushton shtrenjtë, goli i Tomas Myler në shtesë lë pa punë ish-portierin e Vllaznisë

Goli i parë i Tomas Myler në MLS do të kujtohet gjatë. Sulmuesi gjerman shënoi në fitoren e Vankuver Uajtkeps përballë St. Luis Siti me një penallti në minutën e 14-të shtesë të duelit, duke i dhënë suksesin 3-2 ekipit të tij.

sdffdsdsfsfdsfd

Por ndërsa kishte festë te Vankuver, situata te St. Luis është bërë shumë shqetësuese me vendin e parafundit në renditje. Dhe ai që ka vuajtur pasojat e kësaj humbje, ka qenë drejtori sportiv, Lutz Pfanenshtiel, i cili është shkarkuar nga detyra.

Vllaznia-Pfanenstiel

Ish-portieri gjerman i Vllaznisë, ishte që prej vitit 2020 drejtor sportiv i klubit që sapo ishte krijuar atëherë duke e ndihmuar që të krijonte lidhjet me Europën.

sdsdffdsdsfsfd

Por fakti që skuadra nuk po bënte dot hapa para, solli vendimin që u vulos pas humbjes 3-2 dhe golit historik të Tomas Myler.

PANORAMASPORT.AL