VIDEO/ Nga Vllaznia te Vllaznia, Martini është “makthi” i Kërnajës te Partizani! Dopietë e Dodajt për objektivin titull
Vllaznia mori një fitore të madhe sot ndaj Partizanit, pikërisht tek “Arena e Demave”. Trajneri Edi Martini u konfirmua si makth për Oltijon Kërnajën, që kishte një ecuri fantastike me ekipin e tij pa pësuar humbje në tetë ndeshje të kampionatit.

Hera e fundit kur Partizani pësonte humbje në Abissnet Superiore, ishte pikërisht ndaj Vllaznisë në Shkodër. Këtë herë, kuqeblutë ia dolën në Tiranë.
Për të fituar takimin mendoi Kevin Dodaj, që realizoi dy gola në minutat e fundit. Të kuqtë ndërkohë qajnë dy rastet kur Isgandarli tundi rrjetën, por ishte në pozicion jashtë loje.
Vllaznia marshon drejt titullit kampion, ndërsa ndaj të kuqve u kthye te fitorja që mungonte prej tri ndeshjesh. Partizani ndërkohë vendoset 12 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Këtë sezon të kuqtë kanë humbur tre takime ndaj shkodranëve, ndërsa kanë barazuar një tjetër.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
PARTIZANI 0-2 VLLAZNIA
82′, 90+2′ Dodaj
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja, Partizani 0-2 Vllaznia.
90+6′ Dodaj ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
90+2′ GOOOL! Partizani 0-2 Vllaznia/ Kallaku i jep topin Dodajt, i cili shënon me lehtësi edhe golin e dytë. (VIDEO)
90+1′ Karton i verdhë për Çelikoviç te Vllaznia.
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
90′ Karton i verdhë për Zhivanaj
88′ Atanaskoski merr karton të verdhë te Partizani.
84′ Karton i verdhë për Bajramin te Vllaznia.
83′ Hakaj aktivizohet te Vllaznia, merr vendin e Jagos.
82′ GOOOL! Partizani 0-1 Vllaznia/ Dodaj kalon në avantazh kuqeblutë, ndërsa mbrojtja e “demave” është në gjumë. Goli i dedikohet Kastratit. (VIDEO)
82′ Qirko grushton topin e harkuar nga Kallaku. Shfaqet rrezikshë Vllaznia.
79′ Keko merr vendin e Ismailit, Murataj të Hjumen dhe Qaka merr vendin e Sidibes te Partizani.
74′ Anësori prish festën e Isgandarlit, i cili tundi rrjetën me roveshatë. Ishte i dyti i sfidës që u anulua për të te Partizani. (VIDEO)
70′ Murataj i lë vendin Dodajt te Vllaznia. Toma merr vendin e Kontreras te Partizani.
69′ Partizani nuk shfrytëzon si duhet një top në zonën e Vllaznisë. Sidibe dhe Kola nuk ia dolën të konkretizonin.
67′ Sala provon nga distanca te Vllaznia. Qirko grushton.
62′ E pabesueshme çfarë humbet Balaj. Pas rastit të pashfrytëzuar si duhet në zonë, Martini aktivizon Bismark në vendin e Balajt. Qato merr vendin e Pusit. (VIDEO)
53′ Isgandarli tund rrjetën. Goli i Partizanit anulohet për pozicion jashtë loje. Anësori vendos në fushë pas përfundimit të aksionit, VAR e konfirmon vendimin e tij. (VIDEO)

49′ Qirko kontrollon pa problem goditjen e Balajt.
46′ Nis pjesa e dytë. Martini largon Krymin dhe aktivizon Salën.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani 0-0 Vllaznia.
45+1′ Topi i goditur nga Isgandarli përfundon jashtë. Rast i mirë për Partizanin, ndërsa sulmuesi azer provoi të konkretizonte vetë. (VIDEO)
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
43′ Atanaskoski rrëzohet në zonë duke reklamuar ndërhyrje të gabuar nga Gurishta. Gjyqtari Xhaja nuk është i këtij mendimi. (VIDEO)
42′ Qirko shpëton Partizanin. Ishte Mala që tentoi dhe topi iu devijua në këndore. (VIDEO)
36′ Sidibe pranë golit te Partizani. Gabon i vetëm përballë Pohls. (VIDEO)
34′ Kontreras beson te supergoli me roveshatë. Sulmuesi i Partizanit nuk koordinohet si duhet. (VIDEO)
33′ Zëvendësim i detyruar te Partizani pas dëmtimit të Martinez. Vendin e tij e merr Kola.
29′ Jago ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Hjumen.
24′ Hjumen pranë golit. Merr topin në mesfushën e Partizanit dhe futet në zonën e Vllaznisë. Pohls e dërgon topin në këndore. (VIDEO)
21′ Isgandarli provon nga jashtë zone. Topi devijohet në këndore.
17′ Karton i verdhë për Balajn, pas ndërhyrjes së gabuar.
17′ Kërnaja largohet me karton të kuq, pas dy të verdhave nga gjyqtari Xhaja brenda 5 sekondave. (VIDEO)
15′ Pusi këshillohet pas ndërhyrjes ndaj Sidibes.
14′ Murataj futet në zonën e Partizanit. Gjuajtja e lehtë nga ana e tij kontrollohet nga Qirko, ndërsa ishte devijuar më parë nga Sembene. (VIDEO)
9′ Krymi mund të vazhdojë ndeshjen pas ndihmës nga stafi mjekësor. Pati probleme për të pas përplasjes me Sembenen.
5′ Pohls rrezikon duke mos e larguar si duhet topin, i cili gjen Kontreras. Aksioni rifillon nga portieri i Vllaznisë. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko; Martinez, Sembene, Bytyçi, Atanaskoski, Ismaili, Doumbia, Hjumen, Sidibe, Kontreras, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Pusi, Çelikoviç, Jago, Krymi, Kallaku, Murataj, Balaj, Mala
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













