VIDEO/ Kroatëve nuk u del e keqja pas eliminimit të Hajdukut, pamjet e sherrit mes pankinave bëjnë xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 23:44

VIDEO/ Kroatëve nuk u del e keqja pas eliminimit të Hajdukut, pamjet e sherrit mes pankinave bëjnë xhiron e rrjetit

Te Hajduk Split është përjetuar si një katastrofë e vërtetë eliminimi përballë Dinamos në Ligën e Konferencës. Fitorja 3-1 e skuadrës kryeqytetase ndaj ekipit kroat ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

sdasdasaasda

Por te Hajduku nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë eliminim dhe në mediat kroate janë shpërndarë kudo videot e golit të Berishës dhe zënkës që shpërtheu në fushë pas tij. Pasi futbollisti i Dinamos shënoi golin e tretë, kroatët protestuan pasi mendonin se duhej ndalur loja pasi Livaja ishte i shtrirë në zonën e Dinamos.

Një pjesëtar i stafit të Hajdukut shkoi menjëherë te Daja duke protestuar para tij dhe kjo solli përplasje mes stafeve të dy skuadrave, ndërsa kroatët protestuan edhe të gjyqtari kryesor.

SHIH VIDEON

Ky i fundit as nuk i mori parasysh protestat e tyre dhe vazhdoi qetësisht lojën, duke ndëshkuar ndërkohë me karton të kuq trajnerin Garsia të Hajdukut për protestat e tepruara dhe tensionimin e kotë të situatës. Pretendimet në mediat kroate janë se ka qenë stafi i Dinamos që ka nisur gjithçka, por në video duket qartë se ishin ata të Hajdukut të cilët ndezën situatën dhe tensionuan më kot fundin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL