VIDEO/ Kishin ardhur në Tiranë për festë, shihni zhgënjimin e tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 23:37

VIDEO/ Kishin ardhur në Tiranë për festë, shihni zhgënjimin e tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo

Dinamo e Ilir Dajës shkruajti mbrëmë historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3 me 1. Pavarësisht se bastet favorizonin kroatët dhe ishin të paktë ata që besonin te kryqytetasit, ata ja dolën të triumfonin në “Air Albania”.MixCollage-15-Aug-2025-10-37-AM-3585Më të zhgënjyerit për këtë eliminim padyshim janë tifozët e shumtë të Hajdukut të cilët udhëtuan nga Kroacia në Shqipëri. Të gjithë prisnin një festë të madhe pas mbylljes së sfidës, por Dinamo ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë. “Torcida” nuk i përshëndeti farë lojtarët pas mbylljes së ndeshjes të cilët ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Tifozët thjesht qëndruan në tribuna me kokat ulura dhe pa këngë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL