VIDEO/ Gola, VAR dhe penallti! Tirana trondit sërish Egnatian, merr fitoren më të rëndësishme për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2026 | 23:21

VIDEO/ Gola, VAR dhe penallti! Tirana trondit sërish Egnatian, merr fitoren më të rëndësishme për mbijetesën

Tirana ka tronditur për herë të dytë Egnatian në vitin 2026. Bardheblutë fituan 3 me 1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, pikërisht ndaj kampionëve të Shqipërisë.

bandicam 2026-04-12 16-16-46-150

Goli i parë u akordua me VAR për bardheblutë, ndërsa ishte Tabeku që dërgoi topin në rrjetë. VAR korrigjoi vendimin e anësorit, duke e quajtur të rregullt. Egnatia barazoi në pjesën e dytë me Buriç, megjithatë Tirana reagoi menjëherë me dy gola.

Fillimisht Xhixha me penallti dhe më pas Halili, ishin ata që vulosën fatet e takimit. Egnatia gjatë kësaj ndeshje pati pretendime për penallti të padhëna, ndërsa gjyqtari Albert Doda ishte i prerë me vendimet e tij.

Egnatia mbetet me 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, që duhet të luajë takimin e saj me Teutën për javën 31 në Abissnet Superiore. Në anën tjetër Tirana vendoset në zonën “play out”, por me aq pikë sa Vora që është jashtë zonës së ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

TIRANA 3-1 EGNATIA

12′ Tabeku, 63′(p) Xhixha, 69′ Halili – 58′ Buriç

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja me Tiranën në sulm, fitore 3 me 1 e bardhebluve.

90+6′ Alijev ndëshkohet me karton të verdhë.

90+3′ Shtylla ndal Bakajokon tek Egnatia. (VIDEO)

90+1′ Marku merr vendin e Ndong te Tirana.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90′ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Kontakte në zonën e Tiranës. Sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

84′ Prej shumë minutash mungojnë rastet me skuadrat që duken të pajtuara me rezultatin. Mehmeti merr vendin e Xhixhës te Tirana. Ruçi merr vendin e Buriç tek Egnatia.

79′ Gruda merr vendin e Haimes tek Egnatia. Tabeku i lë vendin Falajes te Tirana.

77′ Karton i verdhë për Bekajn te Tirana.

71′ Karton i verdhë për Halilin te Tirana.

69′ GOOOL! Tirana 3-1 Egnatia/ Halili realizon me lehtësi golin e tretë pas harkimit nga këndorja. Tronditen kampionët. (VIDEO)

68′ Bakajoko merr vendin e Kryeziut, Adjesa të Albaneses dhe Xheferson të Selmanit tek Egnatia.

65′ Egnatia sërish pranë golit të barazimit. Sota nuk ia del të mbërrijë topin në momentin e fundit. (VIDEO)

63′ GOOOL! Tirana 2-1 Egnatia/ Haxhiu fiton penallti te Tirana, ndërsa Xhixha e kthen në gol. (VIDEO)

58′ GOOOL! Tirana 1-1 Egnatia/ Tronditen bardheblutë, rikthehet baraspesha me golin e Buriç. (VIDEO)

55′ Buriç nuk gjuan si duhet me kokë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

52′ Albanese rrëzohet në zonën e Tiranës, pretendime për penallti tek Egnatia. Gjyqtari Doda dhe më pas VAR nuk janë me të njëjtin mendim. (VIDEO)

51′ Xhixha nuk e dërgon topin në rrjetë. Më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje.

50′ Egnatia tregohet kërkuese në fillimin e pjesës së dytë. Tirana mbrohet mirë duke pritur rastin për kundërsulm.

46′ Nis pjesa e dytë. Haxhiu merr vendin e Kobiljar te Tirana.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 1-0 Egnatia. 

45+1′ Goditje për t’u harruar e Albaneses nga distanca.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

35′ Kobiljar humbet mundësinë e artë për golin e dytë. Te Tirana nuk u besojnë syve, ndërsa mesfushorit të bardhebluve nuk i doli parabola. (VIDEO)

34′ Albert Doda jep karton të verdhë për Buriç, i cili kërkon penallti tek Egnatia. (VIDEO)

34′ Kreshiç e devijon në këndore topin e goditur nga Haime. Rast i mirë për Egnatian. (VIDEO)

26′ Radha e Albaneses për të provuar me kokë. Bekaj pret te Tirana. (VIDEO)

26′ Bekaj i mohon golin Sotës që gjuan me kokë. Sërish Egnatia rrezikshëm. (VIDEO)

20′ Bekaj bëhet hero te bardheblutë në këto minuta. I mohon golin Buriçit duke devijuar topin në këndore. (VIDEO)

12′-14′ GOOOL! Tirana 1-0 Egnatia/ Tabeku dërgon topin në rrjetë, ndërsa asistenti sinjalizon për pozicion jashtë loje. VAR e konfirmon si gol të rregullt për Tabekun. Festojnë vendësit pas sinjalizimit të Albert Dodës. (VIDEO)

bandicam 2026-04-12 16-14-48-858 bandicam 2026-04-12 16-16-47-016

11′ Harkimi i Haime kontrollohet nga Bekaj. Radha e Egnatias për t’u shfaqur në sulm.

9′ Xhemajli tregohet vendimtar, duke i hequr topin Tabekus. Tirana provon të gjejë avantazhin. (VIDEO)

2′ Tentativa e parë për Tiranën vjen nga Redon Xhixha. Gjuajtja e tij përfundon jashtë.

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj; Vera, Halili, Kreshiç, Ndong, Rafa, Kobiljar, Alvarez, Mysloviç, Xhixha, Tabeku

Trajner: Orges Shehi

Egnatia: Dajsinani; Alijev, Xhemajli, Sota, Haime, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Buriç

Trajner: Julian Brahja

PANORAMASPORT.AL