VIDEO/ Gola dhe kartonë të kuq, Bylisi dhe Dinamo vazhdojnë “avazin”
Bylisi dhe Dinamo e mbyllën me barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën 31 të Abissnet Superiore. Ekipet nuk iu ndanë “avazit” të këtij sezoni, duke ndarë pikët për herë të katërt.

Ndryshe nga herët e kaluara ku kishte barazime pa gola, këtë herë ekipet shënuan nga një gol në portat respektive. Fillimisht ishte Kamara që mposhti me kokë portierin Teqja.
Pjesa e dytë pa dy kartonë të kuq. Nga Bylisi u largua Përndreca, ndërsa Gudiabi la Dinamon me 10 lojtarë.
Për golin e barazimit mendoi Teikseira. Mbrojtësi për sulmuesin për ekipin e Ilir Dajës, duke rikthyer baraspeshën në stadiumin “Adush Muçaj”. Skuadrat u pajtuan me rezultatin, pasi goditjet në portë munguan.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS 1-1 DINAMO
9′ Kamara – 82′ Teikseira
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja, Bylis 1-1 Dinamo.
90+5′ Karton i verdhë për Kanen te Bylisi.
90+4′ Godet me kokë Beqja te Dinamo. Topi përfundon jashtë.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
89′ Karton i verdhë për Adeduron te Bylisi.
89′ Ualison merr vendin e Vieiras te Bylisi.
86′ Goditja e Malomos përfundon jashtë. Dinamo kërkon përmbysjen e rezultatit në fund.
85′ Ilir Daja mbyll zëvendësimet, Neziri i lë vendin Komas te Dinamo.
82′ GOOOL! Bylis 1-1 Dinamo/ Teikseira tund rrjetën pas pasimit të Malomos. Barazohet rezultati në Ballsh nga mbrojtësi. (VIDEO)
77′ Metaj debuton te Dinamo duke marrë vendin e Nanit.
75′ Tre ndryshime te Dinamo. Largohen Qardarku, Mustafa dhe Vila, aktivizohen Xhejms, Beqja dhe Loran.
74′ Qardarku tenton një gol nga distanca. Topi përfundon jashtë.
68′ Tjetër karton i verdhë për Gudiabin. Edhe Dinamo mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)
67′ Abdulahi merr vendin e Koxhi te Bylisi.
66′ Karton i verdhë për Gudiabin te Dinamo.
60′ Vieira mendon të bëjë gjithçka vetë te Bylisi. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
58′ Përgjoni i lë vendin Brunos te Bylisi.
54′ Përndreca merr kartonin e dytë të verdhë te Bylisi për mbajtje të lojtarit kundërshtar. Ekipi i Josës mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)
47′ Zbritje e rrezikshme nga ana e Bylisit. Koxhi gabon në goditje, teksa Nani i bëhet pengesë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Largohet Stoilov dhe aktivizohet Fokam te Bylisi.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Bylis 1-0 Dinamo.
45+1′ Goditja e Gudiabis përfundon larg kuadratit të mbrojtur nga Ozols te Bylisi. (VIDEO)
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
38′ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi për ndërhyrje të parregullt.
38′ Ozol ndal goditjen e Qardakut, që provoi supergolin nga distanca. Dinamo në kërkim të barazimit. (VIDEO)
38′ Dimov largon në momentin e fundit. Shpëton Bylisi.
31′ Bylisi zbret rrezikshëm. Ka pretendime për faull ndaj Vieiras pranë zonës. (VIDEO)
29′ Probleme për Alijin te Dinamo pas përplasjes me Kamaran. Mbrojtësi i Dinamos shtrëngon dhëmbët.
23′ Ozols i mbyll hapësirën Mustafas, që u fut në zonën e Bylisit. Rast i mirë për Dinamon. (VIDEO)
19′ Gudiabi ndal goditjen e Pedros brenda zonës së Dinamos. Koxhi ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, pasi më parë u përplas me Gudiabin.
15′ Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Nanit. Fillimisht u lejua avantazhi, ndërsa më pas gjyqtari Kreshnik Bajramaj ndryshoi mendje. (VIDEO)
9′ GOOOL! Bylis 1-0 Dinamo/ Kamara dërgon topin në rrjetë, ndërsa topi iu dha nga Përndreca direkt nga rivënia anësore. (VIDEO)
5′ Mustafa gjen rrjetën e jashtme. Shfaqet Dinamo që në minutat e para.
1′ Nis ndeshja në Ballsh.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Ozols; Kane, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Koxhi, Marku, Përgjoni, Vieira, Stoilov
Trajner: Mirel Josa
Dinamo: Teqja; Neziri, Aliji, Teikseira, Dita, Qardarku, Gudiabi, Vila, Malomo, Nani, Mustafa
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













